Kaq gota ujë duhen për të rënë në peshë

humë studime kanë gjetur se konsumi i sasisë së madhe të ujit mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.

‘Healthline’ analizonte studime të ndryshme të cilat tregonin se si uji i pijshëm mund të rrisë sasinë e kalorive që digjen.

Një studim tregoi se konsumi i gjysmë litrave ujë nxit shpenzimin e energjisë në 24-30% brenda 10 minutash nga pirja, e cila zgjat rreth 60 minuta.Një tjetër studim i grave në mbipeshë gjeti se ato që e shtuan marrjen e ujit në mbi 1 litër, humbën peshë.

Gjatë një viti ato humbën një peshë shtesë prej 2 kg, pa bërë ndonjë ndryshim jetësor.