Ju del gjumi në mes të natës në të njëjtën orë? Këto janë problemet shëndetësore që mund të keni

Nëse ju del gjumi gjatë natës shpjegimin jua tregon mjekësia kineze.

Mjekët tradicionalë kinezë tregojnë se çdo organ ka orën e tij biologjike, ndaj ekziston dhe një kohë optimale për çdo aktivitet. Disa organe bëjnë punën më të madhe gjatë natës dhe arsyeja pse zgjoheni gjithmonë në të njëjtën orë mund të jetë simptomë e një problemi shëndetësor.

Nëse zgjoheni mes orës 11 deri në 1 të mëngjesit

Në këtë orë, organi që po kryen më shumë punë është tëmthi, i cili po punon për të tretur të gjithë yndyrat që keni konsumuar gjatë ditës.

Nëse zgjoheni mes orës 1 deri në 3 të mëngjesit

Keni probleme me mëlçinë, në këtë orar, mëlçia po kryen më shumë punë se organet e tjera.

Nëse zgjoheni mes orës 3 deri në 5 të mëngjesit

Kjo është koha kur mushkëritë mbledhin oksigjen dhe e kalojnë atë në të gjitha sistemet e tjera në përgatitje për një ditë të re si dhe moment kur largon nga trupi toksinat e pranishme.

Nëse zgjoheni mes orës 5 deri në 7 të mëngjesit

Kjo kohë është për pastrimin dhe rinovimin e zorrëve. Kjo është dhe arsyeja përse shumë prej nesh ndjejnë lëvizje zorrësh në këto kohë.