Ja çfarë po iu shkakton veshkave pirja e duhanit

Ju bëni ushqime të shëndetshme çdo ditë për ta pasur organizmin në rregull, por sa i kushtoni rëndësi veshkave? Zakonet tuaja të përditshme të ushqimit dhe aktivitetit mund të çojnë në dëmtim dhe sëmundje afatgjate të tyre.

Studime të shumta kanë konfirmuar që përdorimi i cigareve dhe produkteve të tjera, të tilla si duhani pa tym, zvogëlojnë funksionimin e veshkave.

Ne kemi dëgjuar mjaft herë – pini më shumë ujë! Gjithmonë dihet që dehidratimi lidhet me funksionin e ulët të veshkave megjithatë deri vonë, u mendua se rihidratimi do të rivendoste plotësisht funksionin e veshkave. Hulumtimi i ri sugjeron që dehidrimi i përsëritur mund të çojë në sëmundje kronike të veshkave.

Konsumimi i pijeve energjike ndikon poashtu në dëmtitmin e veshkave tuaja, studimet kanë treguar që pacientet qe konsumonin pije energjike kanë pasur një rrezik të shtuar të sëmundjës kronike të veshkave.

Një studim i bërë tek personat e moshës së mesme, zbuloi se ata që flinin më pak se gjashtë orë natën, ose më shumë se dhjetë orë, është një shenjë paralajmruese e hershme për sëmundjen e veshkave.

Konsumimi i tepërt i sheqerit mund të qojë poashtu në sëmundjen e veshkave, andaj qëndroni larg çokolladave, ëmbëlsirave për hirë të veshkave.