Ismajli: Fajtor për gjendjen në shëndetësi është PDK-ja, se ia la të udhëheqë me të LDK-ja

Për shëndetësinë është diskutuar sonte në Puls të KTV-së, ku i pari i ekzekutivit të këtij dikasteri, Uran Ismajli, është ballafaquar me deputetë të opozitës.

Naser Rugova i LDK-së, ia ka kujtuar ministrit Ismajli se në Kosovë janë së 280 mjekë, të cilët nuk po arrijnë të gjejnë punë.

Besa Baftiu e PSD-së, thotë se janë shumë premtime që Uran Ismajli nuk i ka mbajt.

“Pritet në rend për proteza ortopedike, pritet për oftalmologji në kardiokirurgji, ka premtuar për spital të qytetit ka premtuar për sigurime shëndetësore për startim në fund të vitit të 2018 edhe s’ka asgjë”.

Nga ana tjetër, ministri Uran Ismajli ka thënë se sot megjithatë nuk pritet për stentime dhe kardiokirurgji.

“Sot që 60% të sëmundjeve janë të zemrës dhe nuk pritet, e kemi prioritet ortopedinë dhe oftalmologjisë”, ka thënë Ismajli. Ai me ironi ka thënë se fajtor për këto 20 vjet, për gjendjen në të cilën është shëndetësia është PDK-ja.

“Se ja kemi lënë në dorë udhëheqjen LDK-së”, ka thënë ai, duke akuzuar se në kohën e menaxhimit nga kjo parti për barna janë shpenzuar 7 milionë euro më shumë.