Ismaili: Kemi shpëtuar 577 mijë euro vetëm nga një barnë për kancer

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vazhduar të bëjë publike dëshmitë për abuzimin e çmimeve me barna.

Ai gjatë ditës së djeshme në një konferencë për media shpalosi të gjitha rastet rreth shëndetësisë ku kishte të bëjë me korrupsion shkruan Kosova.info.

Ai gjatë ditës së sotme tha se për shkak të korrupsionit barnat kundër kancerit te ne janë blerë shumëfishë më shtrenjtë.

“1 në 6 vdekje nëbotë ndodh prej kancerit. Për shkak të korrupsionit barnat kundër kancerit te ne janë blerë shumëfish më shtrenjtë. Imatinibi, më parë është blerë për 652 mijë euro, ndërsa sasinë e njëjtë këtë vit ne e kemi blerë për 75 mijë euro. Në një kontratë të vetme ne kemi shpëtuar 577 mijë euro. Në total, për barnat kundër kancerit kemi shpëtuar rreth 1 milionë euro. Barna më shumë, çmime më të lira!”, ka shkruar Ismaili.