I kthehet buzëqeshja pas operacionit

Një vajzë transformoi nofullën e saj me anë të një operacioni dhe tani ajo mund të buzëqesh përsëri.

 

Adoleshentja përjetoi një fëmijëri të tmerrshme nga fyerjet e shumta që i bënin fëmijët në moshën e saj.

Paige Dobson e kishte nofullën të thyer ajo gjithashtu kishte probleme me hunën. Këngëtarja 18 vjeçare nuk ishte në gjendje të hapte gojën e saj për dy muaj pasi që bëri opercionin, raporton “Daily Star”.

Deri sa adoleshentja po fshihte fytyën e saj ajo tha se pas operacionit  ndihet më e lumtur dhe që tani buzëqeshja ju rikthye. Ajo tha që operacioni ishte zgjidhja më e mirë dhe i fton të gjithë që të ndjekin hapat e saj.

Paige nga Netheravon, Wiltshire, tha se kur ishte 14 vjeçare ajo ishte ofenduar disa herë për problemet e saj. Por tani ajo buzëqesh përsëri.