Hiqet lista e pritjes për banderola në AKPPM

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se është hequr lista e pritjes për banderola në AKPPM, shkruan Kosova.info.

Të gjitha kompanitë të cilat aplikojnë për marrjen e banderolave për barna në AKPPM, nuk do të kenë më nevojë të presin disa muaj por ato do t’i marrin brenda 24 orëve.

“Asnjë produkt nuk do të mbetet më nëpër depo të kompanive për një kohë të gjatë dhe të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ato barna do të mund ti marrin ato në kohë”, ka bërë të ditur Ismaili.