Gjumi forcon sistemin imunitar

Hulumtuesit kanë gjetur që gjumi kualitativ ndikon në luftimin e infeksioneve, përkatësisht në forcimin e qelizave T. Kjo do të thotë që nëse flini mjaftueshëm i ndihmoni trupit që ta forcoj sistemin imunitar.

Janë bërë shumë studime mbi benefitet, që gjumi kualitativ ka në shumë aspekte shëndetësore. Së fundmi studimi gjerman ka zbuluar, që një gjumë kualitativ ndikon edhe në përmirësimin e sistemit imunitar.

Qelizat T, janë një tip i qelizave të sistemit imun, që janë përgjegjëse për luftimin e patogjeneve jashtëqelizor, duke përfshirë herpesin, HIV-in, virusin e gripit dhe qelizat kancerogjene.

Sipas ekspertëve, ky studim ka treguar që hormonet e stresit në trupin tonë, adrenalina dhe noradrenalina, bashkë me disa kimikale pro-inflamatore e pengojnë veprimin e mekanizmave që i forcojnë qelizat T. Për shkak se prostaglandinet janë në nivel të ulë gjatë gjumit, veprimtaria e këtyre mekanizmave të qelizave T rritet dhe është më e fortë. Në këtë rast, rritja e aktivitetit të qelizave T, mbrojtëse të sistemit imun ta kenë më të lehtë shkatërrimin e qelizave të infektuara.

Sipas ekspertëve, njerëzit duhet ta kuptojnë rëndësinë e kualitetin të gjumit në raport me shëndetin, prandaj personat e rritur duhet t’i bëjnë së paku 8 orë gjumë çdo natë.