Gjermania ashpërson ligjin për vaksinim

Një draft-ligj i ri në Gjermani parashikon që vaksinimi i detyrueshëm kundër fruthit për fëmijët e kopshteve dhe nxënësve të shkollave të shtrihet edhe te punonjësit e këtyre institucioneve, si dhe në qendrat e refugjatëve, njoftoi ministri i Shëndetësisë gjermane Jens Spahn.

Ai në një intervistë për gazetën gjermane Bild am Sonntag tha se ata që nuk vaksinohen rrezikojnë veten dhe të tjerët.

 

Spahn tha se sipas Ligjit të ri për mbrojtjen kundër fruthit deri në qershor të vitit të ardhshëm duhet të vërtetojë se të gjithë janë të vaksinuar kundër fruthit.

 

Javën e kaluar u vendos që vaksinimi i detyrueshëm të zgjerohet për refugjatët dhe azilkërkuesit.

Vaksinimi në Gjermani deri më tani ka qenë vullnetar, por shkalla e vaksinimit për vite është në rënie, duke rritur numrin e rasteve të fruthit.

Projektligji gjithashtu parashikon vaksinimin e shtuar ndaj sëmundjeve të tjera, si tetanusi, difteria dhe kolla e madhe.