Faktet që duhet t’i dini për barnat kundër dhimbjeve

Dhimbja kronike mund të prishë jetën. Ajo ndikon si në gjendjen fizike ashtu edhe në atë psikologjike

Gjithashtu mund të ndikojë në marrëdhëniet me kolegët, fëmijët dhe partnerët. Sipas raporteve nga Universiteti i Mjekësisë në Harvard, arsyeja më e zakonshme për të vizituar një mjek është të kërkojë mjekim dhimbjesh.
Gjeni se çfarë duhet të bëni:

Mos merrni veprime kokë në vete

Kontrolloni saktësisht se çfarë shkakton dhimbja pasi çdo ilaç lufton kundër një sëmundjeje të veçantë. Dhimbja mund të shkaktohet nga një nerv i dëmtuar ose mund të jetë diçka shumë më serioze – një zorrë qorre ose një sulm në zemër.

Laura Farris, Ph.D. nga Universiteti i Pitsburgut, rekomandon vizitë urgjente te mjeku nëse dhimbja ndodh papritmas dhe nëse nuk e keni përjetuar më parë.

Mos prisni, por kërkoni ndihmë

Nëse ndjeni se po dhimbja po rritet, kërkoni kujdes mjekësor. Mos lejoni që dhimbja të përshkallëzohet. Sa më shpejt që të filloni trajtimin, aq më e lehtë do të jetë që ta mbani nën kontroll sëmundjen.Merrni ilaçe kundër dhimbjes pa recetë

Shqyrtoni mirë përbërësit dhe sigurohuni që mos e tejkaloni dozën e rekomanduar, pasi mund të ketë pasoja serioze.

Dr. Treys D. Bal paralajmëron se ka shpesh raste kur njerëzit që vuajnë nga dhimbje kronike ose të rënda kanë marrë ilaçe shumë të dhimbshme.

“Kjo ndodh, pasi njerëzit kombinojnë më shumë ilaçe dhe më pas shtojnë marrjen e përbërësve të rrezikshëm. Disa pacientë gjithashtu kanë tolerancë më të ulët ndaj disa ilaçeve të dhimbjes, dhe kjo varet nga mosha, ashpërsia dhe historia e sëmundjes, ose nëse ata kanë një problem me mëlçinë ose veshkat. Nëse nuk i shihni të gjitha këto dhe nuk konsultoheni me mjekun, ju mund të merrni mbidozë, gjë që ka pasoja serioze, madje fatale”, tha ai.

Konsultohuni me një specialist që kontrollon dhembjen

Progres i madh është bërë gjatë viteve të fundit në këtë fushë, kështu që ka edhe mjekë që specializohen në kontrollin e dhimbjeve. Nëse dhimbja juaj nuk ndalet dhe fillon t’ju bëjë jofunksional, konsultohuni me një specialist.

Kërkoni mbështetje emocionale

Kontrolli i dhimbjes mund të jetë stresues. Ju mund të kërkoni ndihmën e një psikologu ose psikiatri, i cili do t’ju ndihmojë të zotëroni aftësitë që do të zvogëlojnë stresin që shkakton dhimbje. Reduktimi i stresit do të zvogëlojë dhimbjen. Në disa raste, terapi fizike mund të aplikohen gjithashtu.