Ëmbëlsohuni pa fije sheqeri: Tingëllon e pamundshme, por këta artikuj janë zëvendësim ideal

Nutricionistët thonë që dëshirën për ëmbëlsira mund ta plotësosh edhe me ndihmën e artikujve të cilët nuk përmbajnë sheqer

Këta janë disa ndër artikujt:

1. Kanella

Kur të “kaplon” dëshira për ëmbëlsirë, në kafe të zakonshme shto një lugë të vogël kanellë. Edhe pse kjo mëlmesë nuk është e ëmbël, truri e lidh me desertët siç janë simitet dhe pitja dhe në këtë mënyrë krijon iluzionin e ëmbëlsisë.

Mund ta shtosh edhe në qullin e tërshërës apo në jogurt, transmeton Telegrafi.

2. Ekstrakti i vaniljes

Një apo dy pika ekstrakt vaniljeje do të transformojë shijen e pijes dhe të ushqimit në përjetim të papërsëritshëm gastronomik.

3. Banania

Provo mafinë, palëpeta apo profiterola në të cilat në vend të sheqerit do të shtosh një banane të ndrydhur.

Kjo pemë me përqindje të lartë fruktoze do të ëmbëlsojë desertin tuaj dhe do ta bëjë të lëngshëm.

4. Qepa e karamelizuar

Edhe gjellët e njelmëta kërkojnë sheqer, aq më parë kur është e nevojshme të balancosh thartirën e salcës së domates apo ithtësirën e patëllxhanit. Prandaj, zierjen patjetër fillojeni me fërgimin e qepës së kuqe, e cila është natyrshëm e ëmbël.

Është me rëndësi që qepën ta fërgoni në temperaturë mesatare një kohë të gjatë, saktësisht deri sa të marrë ngjyrën e bukur të gështenjtë.

5. Aroma e ciruseve

Pothuajse nuk ka ushqim të cilit nuk i shtrydhim pak lëng limoni, portokalli apo mandarine.