Ecja për kaq minuta në ditë redukton shtatë lloje të kancerit

Njerëzit që bëjnë vetëm dy orë e gjysmë ushtrime të moderuara në javë kanë shanse më të ulëta për të marrë shtatë lloje të kancerit, sipas një studimi.

Kjo mund të përkthehet në një shëtitje të përditshme me më shumë se 20 minuta ose një udhëtim me biçikletë.

Kjo sasi ushtrimesh u gjet se zvoglonte rrezikun e kancerit të mëlçisë me 18 përqind, ose gati një të pestën, në të dy gjinitë. Kjo u rrit në 27 përqind për ekuivalentin e pesë orëve në javë të ushtrimeve të moderuara.

Rreziku i kancerit të gjirit për gratë ra me 6 përqind për dy orë e gjysmë të ushtrimit të moderuar, ose 10 përqind për pesë orë.

Rreziku i kancerit të veshkave në të dy gjinitë ra me 11 përqind për orë dy e gjysmë të ushtrimeve të moderuara, ose 17 përqind për pesë orë.