E thotë shkenca: Një vezë në ditë mban larg sëmundjet e zemrës

Ka qenë një reklamë e famshme në vitet 1950, edhe pse më vonë u ndalua pasi nuk promovonte dietë të balancuar.

Por studiuesit thonë se duhet një vezë në ditë për të reduktuar infarktin apo sëmundjet e zemrës.

Krahasimi është bërë me ata që e konsumojnë rrallë vezën. Sipas rezultateve të shkencëtarëve të Qendrës Universitare të Shkencës së Shëndetit në Pekin dhe Oksfordit, ka mjaft lidhje mes konsumit të një veze, infarktit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Në fakt studimi ka qënë vetëm vëzhgues, dhe sipas autorëve ndihmon në krijimin e një diete të shëndetshme. Veza përmban proteina, vitamina, minerale dhe acide yndyrore thelbësore dhe ka pak acide të ngopura.