Duhani dhe alkooli në adoleshencë rrezikojnë shëndetin e arterieve

Adoleshentët që pinë alkool dhe cigare janë duke shkaktuar dëme në arteriet e tyre deri në moshën 17-vjeçare, tregon një studim i fundit.

Sipas testeve, ndryshimet në arteriet fillojnë të ndodhin deri në moshën 17- vjeçare. Këto ndryshime fizike shoqërohen me probleme të mëvonshme me enët e gjakut dhe zemrën, të tilla si arresti cerebral dhe i zemrës, transmeton KosovaPress.

Megjithatë, studimet tregojnë se arteriet kthehen në normale me adoleshentët të cilët ndalojnë pirjen e duhanit.

Studimi monitoroi shëndetin e 14,400 familjeve në qytetin britanik Bristol.

Të anketuarit shpjeguan zakonet e tyre të pirjes së duhanit dhe alkoolit në moshën 13, 15 dhe 17-vjeç dhe pastaj u kryen teste për të parë nëse kishin arteriet e ngurtësuara.

“Ne kemi gjetur se pirja e alkoolit dhe duhanit te të rinjtë, edhe në sasi të vogla, shkakton ndryshime në arteriet si dhe arterosklerozë”, tha John Denfil, studiues në Institutin UCL për Sëmundjet Kardiovaskulare në Londër.

Nëse adoleshentët ndalin pirjen e duhanit gjatë adoleshencës, arteriet e tyre kthehen në normale, kështu që ka shanse për të ruajtur shëndetin e tyre në rini.