Një dietë e përmbushur me vitamin C me të cilën do të mund të humbje kilogramë të padëshiruar do të ishte dieta e përkryer për të gjithë njerëzit që vuajnë nga mbipesha.
Menyja e cila përfshinë sasi të mëdha të vitaminës C, është menyja më e mirë për të tretur ushqimin e ngrënë. Në këtë mënyrë kilet humbin, tretja përmirësohet dhe në të njëjtën kohë forcohet imuniteti.
Ushqimet kryesore në këtë dietë janë portokalli dhe vezët, të cilat janë të rëndësishme për të marrë në rregullin e duhur. Mos e kriposni më shumë ushqimin tuaj, pasi kripa lidh ujin në trup. Ndërsa, mishi dhe perimet e gatuara me erëza të thata, dhe alkooli duhet të shmanget gjatë kësaj diete.
Meqenëse gjatë kësaj diete konsumohen më pak karbohidrate, masa e muskujve zvogëlohet dhe kërkohet më shumë aktivitet fizik, mund të jetë palestër, vrapim, çiklizëm, not ose thjesht ecje.
Dita e parë
Mëngjesi: portokall, dardhë, pjeshkë, shalqi ose pjepër, një filxhan kafeje ose çaj pa sheqer
Dreka: portokall, vezë e zier dhe kos
Darka: dy domate ose dy decilitra pure të domates, dy vezë të ziera, një kastravec dhe dy thelpinj.
Dita e dytë
Mëngjesi: Njësoj si dje
Dreka: portokall, vezë, qumësht
Darka: 125gr mish viçi i pjekur në skarë me domate, kullesë, filxhan çaj ose kafe.
Dita e Tretë
Mëngjesi: portokall, dy filxhanë, një filxhan kafe ose çaj pa sheqer
Dreka: portokall, vezë e zier, qumësht
Darka: 125gr mish, portokall, një filxhan me kafe ose çaj
Dita e katërt
Mëngjesi: portokall, një filxhan kafe ose çaj pa sheqer
Dreka: 125gr djathë të lopës së freskët me yndyrë të ulët qumështi, domate, kullesë
Darka: 125gr mish të grirë me dy domate ose dy decilitra pure të domates, mollë, keksa.
Dita e Pestë
Mëngjesi: Njësoj si dje
Dreka: 200gr mish ose peshk, domate
Darka: 500gr perime të gatuara (karrota, bizele, patate,), vezë, domate.
Nëse i përmbaheni pesë ditë rresht, mund të humbni nga dy e gjysmë deri në pesë kg. Është e rëndësishme të bëni një pushim pas kësaj periudhe dhe të hani normalisht, por në mënyrë të moderuar. Pas ndërprerjes së dietës, mjafton t’i përmbaheni kësaj menyje çdo herë.