Depresioni tek të rinjtë në shifra shqetësuese

Shumë prej nesh e mendojmë kolegjin si një kohë të mrekullueshme të përvojave të reja dhe liri të madhe për të eksploruar ide të reja dhe për të gjetur veten.

Në vitet e fundit, megjithatë, depresioni dhe ankthi kanë prekur studentët e kolegjit me ritme alarmante,

Siç është cekur në raportin e fundit të Qendrës për Shëndetin Mendor të Kolegjit, ankthi dhe depresioni janë arsyet kryesore që studentët e kolegjit kërkojnë ndihmë dhe këshillim.

Hulumtimet tregojnë se çdo 1 në 5 studentë të universitetit janë të prekur nga ankthi ose depresioni.

David Rosenberg, profesor i psikiatrisë dhe psikiatër praktikant që ka përvojë me probleme të shëndetit mendor në mesin e studentëve të kolegjit, sheh një sërë faktorësh.

Mediat sociale dhe teknologjia janë ndër më të rrezikshmet nga këta faktorë. Përdorimi i vazhdueshëm i tyre ka tendencë të krijojë ndërveprime sociale të rënda dhe një ndjenjë të izolimit, por një ndër shkaktarët kryesor e që meriton trajtim të veçantë që ndikon në depresion është edhe konsumimi i drogave.