Çfarë thonë shkencëtarët për çiftet që grinden gjatë tërë kohës

Sipas një analize të fundit, rreth 44% të personave të martuara besojnë se grindja një herë në javë ju ndihmon atyre të mbajnë një lidhje të shëndetshme dhe produktive për një kohë të gjatë.

Në fakt, çiftet që grinden shpesh, por gjithmonë në terma paqësor, kanë më shumë gjasa të rrinë bashkë, sepse, pa marr parasysh ata e dinë se dashuria e tyre është e sinqertë.

Grindja dhe argumentet janë shenjë e një lidhje të pjekur

Nëse jeni në gjendje që gjatë një argumenti të mbani një mendje të pastër, nënkupton që jeni gati që lidhja juaj të shkoj në një nivel tjetër, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Të grindeni nënkupton që juve ju intereson për njëri tjetrin

Ndoshta do ishte më e lehtë, vetëm të i mbyllni sytë për ndonjë shprehi e partnerit/partneres që ju çmend. Por, fakti që ju jeni gati të merrni të gjithë parehatinë e grindjes në mënyrë që të merrni një rezultat më t’i mirë, është shenjë e dashurisë së vërtet.

Të grindeni bënë që ju të keni komunikim më të lehtë

Në mënyrë që të krijoni besim në lidhjen tuaj, ju nuk duhet të rrini në heshtje. Përderisa, argumentet dhe grindja me njëri tjetrin është njëra prej formave më të mëdha të komunikim dhe më e sinqerta, ju ndihmon me të vërtet që të krijoni intimitet, besim dhe një lidhje më të fortë.

Është shenjë e një lidhje të shëndetshme

Psikologët besojnë se janë 7 pika kryesore për një lidhje të shëndetshme dhe të lumtur, dhe përleshjet me njëri tjetrin është njëra prej tyre.

Të grindeni nënkupton që ju do jeni për një kohë të gjatë

Sipas studimeve, gabimi më i madh që bëjnë çiftet është shmangja e njëri tjetrin në situata ku e ndjejmë që diçka është gabim por nuk e shprehim. Dhe ky komunikim i dobët është njëra arsyeve se pse çiftet ndahen.

Po ashtu, të diskutoni e zbulon dhe rikthen pasionin tuaj

Disa persona ju pëlqen që të grinden për shkak se ia rrit nivelin e hormoneve. Në mënyrë të pavetëdijshme këta persona e dinë që kur grinden është vetëm një shenjë e pasionit