Bimët në zyrë ndihmojnë personat me probleme në sy

Qëndrimi për një kohë të gjatë para monitorit është i dëmshëm për shëndetin.

Në këto situata duhet marrë pauza të shkurtra për të pushuar sytë nga tharja, transmeton KosovaPress.

Rreth 80 për qind e njerëzve që kalojnë më shumë se tri orë në ditë para kompjuterit mendojnë se kjo iu shkakton probleme dhe gjysma e tyre thotë se po iu dëmton sytë, pohon Lidhja e oftalmologëve gjermanë.

Pacientët përmendin simptomat si sytë e tharë, dhimbje koke, ndjeshmëri ndaj dritës dhe lodhje.

Bimët në zyrë janë të mira për parandalimin e syve të tharë, pasi ato shtojnë lagështi në ajër.

Përveç kësaj, monitori duhet të vendoset nën këndin e duhur në raport me dritën dhe poçet elektrike. Duhet shmangur ndriçimin indirekt dhe sytë duhet mbajtur i 50 deri 80 centimetra larg ekranit.

Më e rëndësishme është që të kryhen kontrolle të rregullta të syve, në mënyrë që me kohë të rregullohen problemet me shikim.