Bërthamat e kajsisë kanë veti më të fuqishme se vetë fruti: Disa i përdorin si ilaç

Kajsitë mishtore dhe të ëmbla janë të pasura me me fibra, vitamina A dhe C. Por jo vetëm pjesa e frutit është shumë e shëndetshme

Bërthamat e tyre janë gjithashtu shumë të dobishme. Ato mund të hahen si frutat e thata dhe pak a shumë kanë të njëjtin profil me to

Përmbajnë yndyra të shëndetshme, fibra dhe hekur. Një substancë e tyre e quajtur amygdalin ose vitaminë B17, ka veti anti-kancerogjene.

Megjithatë, ekspertët thonë se amygdalina nëse merret në konsum të tepruar mund të konvertohet në cianid, një substancë shumë toksike. Helmimi nga cianidi mund të shkaktojë pasoja si të vjellat, pagjumësia dhimbje trupi dhe mund të jetë vdekjeprurës në disa raste.

Kështu që nuk është ide e mirë të konsumosh shumë bërthama kajsie. Gratë shtatzëna duhet t’i evitojnë bërthamat e kajsisë dhe preparatet e përgatitura prej tyre.

Ja disa prej përfitimeve shëndetësore që ato sigurojnë:

Lehtësojnë dhimbjet e kyçeve

Bërthamat e kajsive ndihmojnë kundra dhimbjes dhe ënjtjes së kyçeve sepse kanë veti anti-inflamatore. Vaji i ekstraktuar prej tyre mund të aplikohet në zonat e prekura të trupit për të lehtësuar simptomat e artritit.

Për të reduktuar inflamacionin

Jo vetëm në kyçe, por bërthamat e kajsive mund të kontrollojnë inflamacionin kudo në trup. Inflamacioni në trup është i lidhur me shumë sëmundje si ato të zemrës, obeziteti, diabeti dhe problemet metabolike.

Redukton presionin e gjakut

Siç e përmendëm më sipër, bërthamat e kajsisë përmbajnë amygdalin. Sipas ekspertëve, amygdalin, në sasi të moderuara ndihmon për të ulur presionin e gjakut.

Kontroll i kancerit

Ndoshta përfitimi më kryesor i bërthamave të kajsisë është të trajtojë të gjitha llojet e kancerit. Amygdalin prezente tek bërthamat e kajsive, kthehet në cianid i cili sulmon kancerin që po zhvillohet, por në të njëjtën kohë edhe qelizat e shëndetshme të trupit. Në kohet e sotme, shumë metoda mjekësore në përdorin amygdalin për të kontrolluar kancerin.

Imunitet më i fortë

Me ardhjen e sezonit të dimrit, pas dere janë edhe të ftohtit dhe gripi. Të dyja këto gjendje të pasazheve respiratore mund të shmangen duke pasur një sistem imunitar të fortë. Marrja e këtyre bërthamave mbron trupin nga infeksionet dhe viruset.

Rrisin perfomancën seksuale

Konsumi i tyre përmirëson libidon dhe jetën seksuale. Prej vitesh ato njihen si një afrodiziak i fuqishëm në Evropë.

Ngadalësim i procesit të plakjes

Më sipër thamë se bërthamat e kajsive përdoren në produkte anti-plakje. Ato përmbajnë vajra shumë efektive ndaj shenjave të plakjes, falë vetisë për të reduktuar stresin oksidativ.