Bëjeni këtë maskë çdo mëngjes dhe do të dukeni shumë më të rinj

Ndërsa mendjet më të mira në shkencë dhe mjekësi janë duke punuar shumë për të shpikur metoda të reja për zgjatjen e jetës sonë, duket se ekziston një mënyrë për të “ndaluar” kohën.
Më poshtë e keni sekretin e çmuar: gjithçka që ju duhet që të zgjoheni të rinj çdo ditë janë kafeja dhe qumështi:

Çfarë ju duhet?

Kafe e pjekur: Bluarja e saj sa më e mire nuk do të dëmtojë lëkurën tuaj.

Qumështi: Është mirë që të përdorni qumështin me më pak yndyrë, sepse kafja vetvetiu përmban vajra të mjaftueshme.

Një tas për përzierjen.

Një lugë për aplikimin dhe heqjen e maskës. Përdorimi i një brushe nuk rekomandohet pasi grimcat e kafesë mund të mbesin në qimet e brushës.

Si ta përgatisni?

Vendoseni kafenë në një enë, më pas shtoni edhe qumështin. Përzieni mirë derisa të krijoni një masë homogjene.

Vendoseni maskën në fytyrë duke pasur kujdes në zonën rreth syve.

Prisni 15-20 minuta derisa këta përbërës të kryejnë efektin e duhur në lëkurë. Më pas largojeni maskën me ujë të vakët.

Rezultatet e kësaj maske do t’i shihni shumë shpejt!