BE aprovon përdorimin e kanabisit mjekësor për trajtimin e epilepsisë

Bashkimi Evropian (BE) ka aprovuar për herë të parë përdorimin e kanabisit mjekësor që synon trajtimin e pacientëve me dy forma të rralla të epilepsisë nga fëmijëria.

Mjekët tash e tutje mund t’iu përshkruajnë Epidyolex – një zgjidhje orale e kanabidiolit, e cila vjen nga bima e kanabisit – pacientëve me epilepsi, transmeton lajmi.net.

Disa prindër dëshirojnë alternativa të tjera për trajtim, që nuk përmbajnë kanabidiol.

“Ky ilaç i ri do të sjellë shpresë për disa familje dhe miratimi i BE-së konsiderohet si një hap pozitiv. Kanabisi medicinal, megjithatë, mbetet ende një fushë e minuar mjekësore dhe ka shumë pengesa përpara”, deklaroi Ley Sander, Drejtor Mjekësor në Shoqërinë e Epilepsisë dhe Profesor i Neurologjisë në Kolegjin Universitar të Londrës.

Ilaçi nuk përmban asnjë nga komponentët psiko-aktivë të kanabisit.

Epidyolex është aprovuar si një mundësi trajtimi për fëmijë më të ri se dy vjeç me sindromën Lennox-Gastaut ose sindromën Dravet – gjendje të vështira shëndetësore për tu trajtuar që mund të shkaktojnë kriza të shumta në ditë.