Bakteret që shumohen në aneks ju rrezikojnë shëndetin/ ja sa shpesh duhen ndërruar peshqirët e banakut dhe sfungjerët

Bakteret janë mikroorganizat e parë një qelizorë në planet që vazhdojnë të shumohen pavarisht ndryshimeve të kushteve atmosferike ndër shekuj ! Arsyeja është e thjeshtë: që këto të fundit të shumohen nevojitet pak lagëshitrë e ngrohtësi (kjo për disa lloje mikroorganizmash). Bakteret , viruset gjenden thuajse në çdo vend dhe po me miliona shumohen dhe në brendësi të trupit tonë ! Por përsa kohë ruhet ekuilibri midis baktereve të mira dhe atyre të këqija, këto të fundit nuk përbëjnë problem për ne ! Megjithatë rreziku ekziston! Një ndër vendet me numrin më të lartë të baktereve është ambient i kuzhinës ! Tingëllon frikshëm, pasi aty gjendet ushqimi që konsumojmë, aty gatuajmë dhe hamë!
Sipas ekspertëve të shëndetit sfungjerët e enëve janë vatra bakteresh si salmonella, eschericia coli etj. Mikrobet e njëjta u gjetën në feçe Pas sfungjerit një nga trnasmetuesit më të rrezikshëm të infeksioneve konsiderohet edhe peshqiri, mbartës i baktereve dhe mikroorganizmave të dëmshëm.
Peshqirët me të cilët fshini banakun, duhen tharë në ambientin e jashtëm dhe jo të palosen mbi lavaman të qullur. Duhen larë çdo tre ditë dhe ndërruar çdo një muaj. Peshqirët e lagur mund të krijojnë myk në sipërfaqen e banakut ndaj sigurohuni që ata të jenë të thatë kur të përdoren. Nëse përdorni pastrues të ndryshëm, mos përgatisni menjëherë ushqim pa e shpëlarë banakun me ujë, pasi substancat kimikate mund të absorbohen nga ushqimi juaj.
Përdorni përbërës natyralë.
Lëngu i limoni është një dezinfektues i shkëlqyer. Përzierja gjithashtu e sodës së bukës me uthullën e mollës mund të jetë një metodë efikase pastrimi. Ajo mund të aplikohet direkt në çdo sipërfaqe kuzhine dhe do të lërë pas një aromë të këndshme.

Pastrimi me avull
Pastrimi me avull është një mënyrë e thjeshtë për të vrarë mikrobet në vende që ju nuk mund të arrini.
Mos harroni të pastroni një herë muaj frigoriferin, sobën dhe mikrovalën.
Këto pajisje janë në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimin tuaj, prandaj është e nevojshme t’i pastroni sa më shpesh.
Ruani në mënyrën e duhur ushqimet e papërpunuara si mishi i kuq.
Të gjitha ushqimet e papërpunuara janë më të ndjeshëm ndaj mikrobeve të dëmshme që mund të shkaktojnë sëmundje.Mbani mishin e papërpunuar të mbyllur dhe larg frutave dhe perimeve.