A është i sigurt të merret Ibuprofeni nga pacientët me koronavirus? Shkenca jep përgjigjen përfundimtare

Nuk ka asnjë provë se ilaçi ibuprofen mund të jetë i dëmshëm për njerëzit e prekur me koronavirus, sipas shkencëtarëve në King’s College London.

Pretendimet ishin përhapur në internet dhe në mesin e komunitetit shkencor se qetësuesi mund të dobësojë përpjekjet e sistemit imunitar për të luftuar virusin.

NHS madje tërhoqi këshillat për njerëzit që të përdorin pilula, nëse përjetonin ndonjë nga simptomat e koronavirusit.

Madje, këshilltari kryesor shkencor i Qeverisë tha se nuk duhet të marrë ibuprofen, meqë, sipas tij, provat janë të pakta për efektivitetin dhe jo-efektivitetin e tij.

Por një rishikim i 13 studimeve shkencore mbi efektet e ilaçeve anti-inflamatore, në mesin e të cilave ishte edhe ibuprofenit, nuk gjeti prova pro ose kundër përdorimit të tij.