A dëshironi të bëni një gjumë të mirë? Mos pini kafe pas orës 2 të mesditës

Një doktoreshë nga Australia thotë se ajo ka një formulë, të cilën e ka aplikuar me pacientët e saj, kur ata kanë probleme me gjumin, dhe është shumë më e thjeshtë seç e mendoni.

Preeya Alxander, nga Melbourne i Australisë thotë se ekzistojnë gjashtë gjëra, që çdo njeri duhet t’i bëjë për të pasur një gjumë kualitativ.

Duke filluar nga lënia e kafesë që në orën 2 të mesditës, deri tek heqja e të gjitha orave në dhomën e fjetjes, sekretet e saj janë shumë të thjeshta dhe praktike për çdo person.

Dr. Alexander ka thënë për Dailymail, se disa nga arsyet kryesore të problemeve me gjumin janë: stresi depresioni dhe ankthi. “Kur ne ndihemi të stresuar apo në depresion, preket kualiteti i gjumit, kështu ju ndiheni sikur nuk keni fjetur mirë dhe jeni të lodhur gjatë gjithë kohës”, tha ajo.

Një nga gjërat kryesore sipas saj është të mos e përdorni teknologjinë së paku një orë para orës së gjumit. Më poshtë është lista e gjashtë gjërave që Dr. Alexander ka publikuar:

Shmangia e përdorimit të ekraneve një orë para se të flini

Shmangia e kafeinës pas orës 2 të mesditës

Kryerja e një rituali të njëjtë çdo natë para gjumit

Heqja e të gjitha orave nga dhoma e gjumit

Ecja për 30 minuta në mëngjes

Meditimi