4-vjeçarja me koronavirus, në gjendje të rëndë pasi piu Ibuprofen

Amela Milner nga Britania e Madhe ka shfaqur simptoma që përkojnë me koronavirusin, repsektivisht kollë dhe temperaturë. Prindërit e shqetësuar i dhanë 4-vjeçares medikamentin Ibuprofen për ta qetësuar atë.

Por pasi e mori ilaçin, mediat britanike bëjnë të ditur se simptomat e saj u rënduan edhe më shumë, sipas prindërve. Siç tregojnë prindërit, temperature iu shtua, iu përshpejtua frymëmarrja, kishte rrahje të shpeshta zemre dhe villte.

“Brenda një ore pasi ia dhamë, vajza u përkeqësua në mënyrë të frikshme. Ajo nisi të gulçonte ndërkohë që përpiqej të merrte frymë, rrahjte e zemrës ishin shumë të shpejta, nuk i mbante dot sytë hapur, nuk e ngrinte dot kokën, nisi të dridhej e të villte ndërkohë që temperatura i vajti 39.4 gradë Celcius”, rrëfen babai i 4-vjeçares.

Ata lajmëruan urgjencën dhe mjekët direkt sa mbërrin e stabilizuan vajzën.

Ajo ka kaluar rrezikun dhe familja e saj është vetizoluar menjëherë.

Ditë më parë, Ministri i Shëndetësisë së Francës ka paralajmëruar pacientët me koronavirus që të mos e përdorin medikamentin Ibuprofen.