Kur është fjala për shëndetin seksual, shumica e femrave ngurrojnë të bëjnë pyetje.

Veç kësaj, ka edhe shumë shenja dhe simptoma tjera që tregojnë se gjërat nuk janë edhe aq në rregull – e që shpeshherë shkaktohen nga stili i jetesës apo medikamentet e ndryshme, .

1: Po, mund të jeni alergjike në spermë

Alergjia ndaj spermës në përgjithësi i prekë më shumë femrat sesa meshkujt (por meshkujt mund të jenë alergjikë edhe në spermën e tyre) dhe shkaktohet kur antitrupat në trupat e femrës e shohin spermën si diçka të dëmshme.

Femrat mund të përjetojnë inflamacion, apo edhe ënjtje të gjenitaleve menjëherë pasi bien në kontakt me spermë.

Femrat që janë alergjike në spermë duhet të bëjnë seks me prezervativ.

2: Përse ju dhemb koka pas seksit?

Nëse keni dhimbje koke pas seksit, gjëja e parë që duhet të siguroheni është se keni pirë mjaftueshëm ujë, pasi që seksi mund të shkaktojë dehidratim.

3: A dhemb seksi pas lindjes së fëmijës?

Mundet edhe të dhemb. Normalisht, ka çështje si lëndimet gjatë traumës ose episiotomia (prerje kirurgjike për të ndihmuar në daljen e bebes).

Seks duhet të provoni të bëni kur të jeni gati – zakonisht rekomandohet pas gjashtë javëve sepse atëherë mendohet që procesi shërues të ketë përfunduar.