10 tetori shënon ditën Botërore të Shëndetin Mendor, kjo është çka duhet të dini

Dita botërore e shëndetin mendor shënohet më 10 tetor në mbarë botën. Shumë njerëz nuk i kushtojnë rëndësi shëndetin mendor, andaj kjo është ajo që duhet të dini dhe pse ka rëndësi.

 

Kjo ditë festohet për të ngritur vetëdijen sa i përket shëndetit mendor dhe të mobilizon njerëzit që të i mbështetësin njerëzit me probleme mendore.

Tema botërore e shëndetit mendor për këtë vit është “parandalimi i vetëvrasjeve.” Objektiva kryesore prapa vetëvrasjeve apo qëllimi kryesor për këtë vit është që të bëjë thirrje qeverive që të rritin vetëdijen për këtë problem dhe të bëhen pritoritet në agjendat në mbarë botën, raporton “Josh”.

Sipas organizatës botërore të shëndetit, pothuajse në çdo 40 sekonda një person i jep fund jetës së vet. Vetëvrasja është një problem global sidomos personat nga mosha 15 deri në 29 vjet.

Arsyeje të ndryshme e qojnë një individë deri tek vetëvrasja, e sidomos një person duke i përfshirë kështu: ‘dështimi’ në shkollë, trauma gjatë fëmijërisë, jo harmonitet në familje, dhuna, abuzimi seksual, ngacmimi dhe ngacmimi kibernetik.

Mirëpo, vetëvrasjet mund të parandalohet, pasi që në shumicën e rasteve personi nuk dëshiron të i jep fund jetës, por është vetëm një moment emocional dhe negativ në jetën e tyre. Nëse këta persona kanë mbështetjen e duhur dhe dikë që i flet dhe është i/e vëmendshme për gjendjen e tyre atëherë kjo gjë mund të parandalohet.