​Shpallen fituesit e çmimit Nobel për mjekësi

Shkencëtarët William Kaelin, Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza kanë fituar Çmimin Nobel në Mjekësi për vitgin 2019.

Ata e fituan çmimin me arritjen për zbulimin “se si qelizat ndjehen dhe përshtaten me disponueshmërinë e oksigjenit”, u njoftua në Stokholm.

“Fituesit e Çmimit Nobel të këtij viti zbuluan mekanizmin e një prej proceseve më të rëndësishme adaptuese të jetës,” tha Komiteti Nobel.