Rikthehet pas shumë viteve kënga “5 gishta” në remake

Para shumë vitesh Faraoni G kishte sjell këngën “5 gishta”.
Kurse tani, ai është rikthyer sërish në skenën muzikore me projekte të reja që po priten mjaft mirë nga publiku.

Këngën “5 gishta”, Faraoni e ka publikuar remake në duet me komedianin e ri kosovar Shpetim Hajdini, ku vjen edhe me videoklip të ngjashëm si të para shumë viteve.

Tekstin e këngës e kanë shkruar vetë artistët ndërsa për muzikën dhe miksin është përkujdesur Egzon Sadiku.

Pritet që kënga të ketë suksesin e dëshiruar nga publiku.