Ushtarit

Shkruan: Anton QUNI
Ushtar, kur do të bën një hap përpara, në betejë apo në paqe, dije se deri në ngritje të flamurit të pret një rrugë e gjatë dhe e mundimshme.

Ndoshta do të të kushton edhe me jetë, mund të plagosesh dhe të mbetesh i gjymtuar. Ndonjëherë kur të mbetesh vetëm ndoshta të kaplon frika. Por, dije se janë shumë si ti, në të njëjtin rrugëtim. Kujtohu që ti nuk je vetëm. Vazhdo rrugën, mos bëj hap mbrapa, kujtoi baballarët dhe beso në Zot.

Vazhdo me hap më të sigurt, më fuqishëm dhe krenar. Rrugës do të bashkëngjiten edhe shumë të tjerë. Së bashku hapni shtigje dhe rrugë, dhe se bashku ngriteni flamurin. Aty ku ngritët flamuri, aty është fitorja dhe liria.

Pastaj do të bëhen shumë miq dhe aleatë.

Kështu edhe armiku të respekton.

Do të të mbulojnë me dashuri pasardhësit e tu.

Kurse ata qe nuk ishin me ty e nuk te besuan, fali.

Nuk kanë faj se nuk janësi ti. Ata nuk e dinë kuptimin e betimit të ushtarit!