UNESCO dhe Kosova

Shkruan: Benhard Nikaj

“Do të ishte një krim i madh nëse trashëgimia kulturore serbe në Kosovë dhe Rrafshi i Dukagjinit do të shkatërrohej. Kjo është arsyeja pse Serbia po investon aq shumë në parandalimin e anëtarësimit të të ashtuquajturës Republikë e Kosovës në UNESCO,” tha Nikoliç. Në asnjë vend të botës perëndimore nuk ndodh ,qe viktima të mos përkrahet dhe agresori në këtë rast Serbia ,të favorizohet para qarqeve Ndërkombëtare. Shqiptari gjithmonë përkrahë të huajin ndërsa të vetin e neglizhon si pasoja e kësaj para botës së mbarë, ne mbesim mbrapa për shumë arsye . Nuk i ka fajet “politika as populli” ,por falënderojmë “Miq” sepse në një kohë na ndihmuan për pavarësinë e vendit tonë ,dhe tani na dirigjojnë për procedurat e mëtutjeshme . Në votimin për Kosovën në UNESCO ,ngelëm për tri vota pa fitua një njohje , nga një institucion i nivelit ndërkombëtare qe nënkupton ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe nacionale , arsimore të vendit tonë . Kjo tregon se, ne si Qeveri, Popull , Organizata jo qeveritare duhet te jemi me vigjilentë të dallojmë mikun nga armiku , dhe të punojmë pa ndalë për ambiciet për vendin tonë . Që një ditë të jetë vend perspektivë për gjeneratat e ardhshme , dhe jo të jeni një vend i lindjes me edukata dhe sjellje lindorë por gjithmonë të marrim shembull dhe praktikojmë Perëndimin sepse andej e kemi rrugën drejt BE-së dhe jo drejt Arabisë Saudite qe dje e treguan vetën nē mos votimin e Kosovës në organizatën e UNESCO-së dhe pro sllavë në mbështetje . Shqipëria i ka paraqitur një kërkesë më 11 shtator Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s për ta vënë Kosovën në agjendën e sesionit të tij në tetor. Kërkesa u mbështet nga 44 shtete të tjera anëtare të UNESCO-s nga një total prej 195 shtetesh. Serbia e kundërshton njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe shprehet se ajo ka dështuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe që prej përfundimit të luftës në vitin 1999. Serbia e sheh Kosovën si djep i shtetit mesjetar serb. Shumë nga manastiret dhe kishat më të rëndësishme ortodokse serbe ndodhen atje, duke përfshirë kishat manastir të Graçanicës dhe Deçanit dhe kompleksi Patriarkal në Pejë. Beogradi e akuzon Prishtinën se nuk ka mbrojtur si duhet dhe ka bashkëpunuar në shkatërrimin e disa vendeve. Në trazirat etnike në të gjithë Kosovën, në mars të vitit 2004, 19 persona u vranë dhe më shumë se 800 ndërtesa u shkatërruan ose dëmtuan, duke përfshirë edhe 29 kisha dhe manastire, sipas një raporti të OSBE-së. Gjykatat ndërkombëtare në Prishtinë që atëherë kanë dënuar disa njerëz për shkatërrimin e kishave ortodoks serbe, duke dhënë dënime që variojnë nga 21 muaj në 16 vjet burg. Përkundër këtyre rrethanave të kaluarës ,populli im duhet të jetë i zgjuar sepse nëse të ardhmen e duam vetë perspektivë duhet të përkrahim njerëz me dinjitete dhe qe duan Atdheun , qe kanë të kaluar dhe të ardhme të pastër . Zoti bekoftë Kosovën dhe popullin e saj .