Udhëheqësja e Hong Kongut paralajmëron: Do krijojmë komitet për të hetuar arsyet e protestave të dhunshme

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam ka thënë se ajo do të ndjekë shembullin e trazirave në Londr të 2011, duke krijuar një komitet për të parë shkaqet e dhunës që kanë përfshirë qytëtin.


Kandidatët pro demokraci arritën fitore të madhe në zgjedhjet e këshillit lokal këtë javë, dhe liderja e Hong Kongut e pyetur nëse ishte koha për t’u angazhuar siç duhet me protestuesit. Ajo nuk ofroi lëshime, përkundrazi tha se do shqyrtojë mënyrat për të parë ankesat e tyre themelore.

Ajo tha: ”Duke u bazuar në përvojën e vendeve tjera, veçanërisht në Britaninë e Madhe, pas trazirave në Tottenham të vitit 2011, dhe në bazë të kësaj ne do krijojmë një komitet të pavarur rishikimi, për të parë shkaqet e trazirave sociale, e cila ka zgjatur për kaq gjatë në Hong Kongm, për të identifikuar problemet themelore, socio-ekonomike apo edhe politike, dhe për të rekomanduar masat që qeveria duhet të marrë”.

 Muaj protestash e përballjesh mes protestuesve dhe policisë, kanë qenë dëshmitarë të përplasjeve, hedhjes së bombave të benzinës, topa uji, gaz lotsjellës.

Trazirat filluan rreth një projekt-ligji të tëërhequr tani për ekstradim, por u zgjeruan për të mbuluar një thirrje për nxitje kundër ndikimit të qeverisë komuniste të Kinës.

Njerëzit dolën të votojnë në numër rekord në ditët e fundit, në atë që u pa si një referendum për mbështetjen e publikut për protestuesit dhe kërkesat e tyre.
Lam, tha se këto zgjedhje kishin ”pasqyruar qartë se shumë votues donin të shprehnin opinionet dhe pikëpamjet e tyre për qeverinë, dhe ato pikëpamje ishin mjaft të ndryshme”.

Shifrat pro-Pekinit që kanë pësuar rënie të mëdha në zgjedhje, kanë fajësuar Lam për humbjen e tyre, ndërsa protestuesit kanë përsëritur thirrjet që ajo të tërhiqet.