Turpi i Shpend Ahmetit: Përmendorja e Ismail-Qemal Vlorës në qendër te Prishtinës pa flamur të Kosovës!!!

Nexhmedin Spahiu

Shpend Ahmeti, a e pranon apo nuk e pranon ti shtetin e Kosovës? Kjo është pyetja fundamentale. Nëse nuk e pranon këtë shtet ti nuk duhesh ta pranosh asnjë dokument të këtij shteti ashtu sikur edhe Serbia dhe cdo kush tjetër që nuk e njeh shtetin e Kosovës. Nëse e pranon shtetin e Kosoves (dmth pranon pasaporten e letërnjohtimin e saj) po nuk e ke përzemer këtë shtet, ngase e ke përzemër ndonjë shtet tjetër (Shqipërinë, Serbinë apo Tunguzinë) atëhere ti je një minoritet në Kosovë dhe nuk është e thënë ta duash flamurin e Kosovës.

Por duhet ta dishë që kombi kosovar nuk është komb multietnik që të zgjedh një minoritar për klryetar të kryqytetit.

Por nëse e pranon shtetin e Kosovës dhe njëkohësisht e do këtë shtet atëherë ti i takon Kombit Kosovar dhe duhet ta mbrosh flamurin e Kosovës. Nëse ti i takon këtij kombi (siç i takoj edhe unë) po nuk të pelqen ky flamur (siç nuk më pëlqen as mua) për shkak se është vendosur në mënyrë jo demokratike, por gjithsesi legale, atëherë duhet ta respektosh për hirë të shtetit që e do, dhe do të bësh perpjekje që ta ndryshosh atë me rrugë legale e legjitime dhe jo ta injorosh ate siç e injoron ti Shpend Ahmeti, turp të qoftë.
Turpi tjetër. Edhe vet kryeministrit të parë shqiptar Ismail-Qemal Vlorës vazhdon t’i shtrembërohet emri e mbiemri.duke i bërë gjysmën e emrit për emër e gjysmën tjetër për mbiemër, ndërsa mbiemri i është zhdukur fare, ngaqë Enver Hoxha ka zhdukur pothuaj gjithe familjen Vlora.
Prandaj e ka hequr edhe vet mbiemrin Vlora të kryeministrit të parë shqiptar. Eshte turp që edhe në vitin 2015 ti i ripërtrinë shtrembërimet e Enver Hoxhës mu në qendër të Prishtinës.