Sociologia e njohur ‘diagnostifikon’ analistin Albert Heta

Sociologia e njohur, Linda Gusia, i ka reaguar artistit, Albert Heta, i njohur ky për opinione të shumëta, duke i thënë se mund ta përshkruajë ngacmimin dhe seksizmin e këtij.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Gusia ka thënë se ka një mënyrë për ta përshkruar injorancën e Hetës ndaj femrave, dhe e di saktësisht se çfarë duhet të bëjë me këtë.

“Albert Heta, i di të gjithë fjalët për të përshkruar ngacmimet e tua, seksizmin, injorancën ndaj femrave, dhe e di saktësisht si ta bëj këtë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kjo siç duket të jetë një përgjgije e Gusias ndaj Hetës, i cili vetëm gjatë ditës së djeshme publikoi një shkrim rreth saj.

“Linda Gusia, e ngarkume nga Cimeri Luci me 130.000,00 funta te taksapagusve britanik, paska me provu me nda Albinin prej burrit. Urime! Suksese”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se Albert Heta njihet për opinionet rreth çështjeve të ndryshme, të cilat marrin reagime në publik dhe kritikohen mjaftë shumë.