Skenari i normalizimit të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe njohja në fund e Kosovës nga Serbia

Blerim Burjani

Serbia ishte sponsori kryesor i barrikadave të vendosura në veri të shtetit të Kosovës, ideja ishte strategjike që përmes një porte të vogël të sigurohet qasja e Serbisë në territorin e Kosovës dhe zbatimi i një skenari ndërkombëtar, kjo temë problematike me vite u sjellë në kokat e shumta të ndërkombëtarëve, gjenezën mund ta ketë nga Marrëveshja e Kumanovës por edhe më herët gjatë veprimit të politikës ndërkombëtare të Serbisë në vitin 1999, pra qysh në negocimin për zbarkimin e forcave të NATO-s në Kosovë ishte e dishme se si do të zhvillohet skenari.

Të gjithë e kishin ditur edhe në atë kohë se Kosova do të bëhet e pavarur, por çka do të ndodhë me serbët kosovar këtë e kishin menduar qarqet e larta ndërkombëtar, jo rastësisht shumë mediume ndërkombëtare kishin përmendur fatin e serbeve lokal se çka do të ndodhë me ta kur te hyjnë forcat e NATO-së, ata mund të shpërngulen për Serbi apo duhet siguruar jetën e tyre më garancia të plotë për një pakicë të vogël në Kosovë.

Skenari ishte zhvilluar në disa drejtime: Misioni i OKB /1244 Ardhja e UNMIK në Kosovë me kapitullimin e Serbisë, dorëzimi i Millosheviqit në Hagë, bashkëpunimi i Serbisë me Tribunalin e Hagës, pavarësimi i Kosovës dhe asociacioni i komunave serbe për të siguruar këtë pakicë në Kosovë, tash sipas këtij skenari mund të vjen demarkacioni me Serbin dhe njohja e Serbisë nga Kosova, pra po shkohet ka fundi, negociata për njohje të Kosovës nga Serbia mund të marrin edhe dy vjet.

Kështu mund të thuhet se mund të përfundoj një skenar strategjik ndërkombëtar. Serbia e humbi luftën edhe gjasat për të nënshkruar Marrëveshjen në Rambuje, por iu garantua se do te ketë mbrojtje të pakicës serbe ne Kosovë dhe pakicave tjera. Deri këtu si ka shkuar puna në mbrojtjen e pakicave një skenar i tillë ishte i ngjashëm edhe nga Serbia, duke e paraqitur Kosovën si vend multi-etnik dhe me përplot pakica, kështu fatkeqësisht është, dhe se po zbatohet një skenar i kamotshëm i përgatitur dhe i hulumtuar nga shumë ekspert të drejtës ndërkombëtare, politikan ndërkombëtar, ideja është askush të mos mund të jetë fitues nga luftërat e shumta të bëra nga Serbia në federatën e rrënuar, edhe kjo quhet drejtësi , pra të gjithë popujt të mbetën të kënaqur dhe jo fitues.

Atë që perëndimi nuk bëri me Bosnjën dhe Hercegovinën po e bënë me Kosovën, në ndërkohë u relkasuan raportet mjaft shumë Kroaci –Serbi dhe Serbi –Slloveni. Kosova mund te njohët nga Serbia, nëse Serbia pajtohet me ndarjën në një mënyrë të territorit të Kosovës fatkeqësisht kështu po shkon, pra duhet të dezintegrohet Kosova për të ardhur deri të njohja e Serbisë, kjo tash po shihet është skenar i pashmangshëm andaj deri me tash Kosova ka pranuar të gjitha marrëveshjet me Serbinë në disafavor të saj s’ka pas negociator fare, njerëz të pa aftë profesionalisht dhe të pa guximshëm kanë zhvilluar negociata formale, asgjë s’ka pas prej kësaj teme andaj askush nga intelektualët e Kosovës nuk kishin pranuar marrëveshje të tillë dhe pjesëmarrje në skenarë të tillë, ideja është që Kosova pas dhënies së një kantone serbe në shtetin e Kosovës herë do kurë edhe nëse ndodhë bashkimi me Shqipërinë nuk do të paraqiste asnjë problem për regjionin.

Ne s’kemi pas as akademik të shkencave që asnjëherë se ka ngrit zërin se s’ka pas kush edhe pjesa tjetër intelektuale jeton në buzë te ekzistencës sociale ose e varur siç është 100% nga këto parti politike. Në ndërkohë pasojat janë parë dhe shihen në të gjitha fushat me një qasje jo serioze ndaj shtetit. Kjo politikë dhe kjo skenë politike luanë këtë rolë për mrekulli së bashku të gjithë që janë si pozita edhe opozita e cila kundërshton por s’ka fuqi kurrfarë të ndryshojë gjendjen dhe të frenojë zbatimin e skenarit të kahershëm për Kosovën.

Deri me tash sipas të gjitha parametrave ka shkuar mirë ky dialog mos daltë diçka për gjatë kësaj rruge ende për të ndryshuar këtë linjë dhe këtë skenarë do të kemi njohje të Kosovës nga Serbia me një” kanton serbe brenda”. Tash se a mund të ndalet ky trend ende nuk është vonë por është fundi pra gjërat po shkojnë ka fundi, nëse tash shumë shpejtë shkon ka themelimi Asociacionit të Komunave Serbe atëherë do te ketë njohje reciproke me një marrëveshje ndërkombëtare që do të pasojë në fund të procesit Kosovë –Serbi, këtë e din politikanët serb andaj do të shihet në fund të tërë kësaj hallakame. Kosova me këtë anarki që ka mbizotëruar këto vite ka pësuar demët emëdha intelektuale dhe ekonomike, e tërë kjo nuk ishte kotë, politikën e udhëhiqen njerëzit që mund të shantozhohen kur të donin qarqe të ndryshme, e udhëheqin njerëz të dobët e jo shumë të dijshëm por të dëgjueshëm , njerëz që i bënë dëm botës intelektuale të vendit edhe atë që janë i bënë të pa dëgjueshme i përzien me njerëz partiak në UP, dhe gjetiu.
Plogështia e plotë ishte konvenuese për të gjitha qarqet edhe ndërkombëtare edhe të Serbisë. Perëndimi nuk ishte kundër Serbisë por kundër regjimit të Milloshevicit, në anën tjetër ishte engjëll mbrojtës i shqiptarëve të Kosovës, përderisa ideja ishte edhe ruajtja e raporteve me Serbinë dhe ndarjen e saj nga politika ruse, Serbia në politikën e saj ndërkombëtare udhëhiqet me dy karrika njërën në BE e tjetrën në Rusi, tash perëndimi e din këtë shumë mirë andaj e din se duhet të zgjidhë probleme ne Ballkan dhe Ballkani te mund të integrohet në BE dhe NATO.

Me një para politik të udhëhequr ne Kosovë të gjithë e kishin ditur se nuk mund të krijojnë jo stabilitet, andaj ky ishte edhe qëllimi për të “gjithë është mirë”, sikur Kosova të kishte klasë tjetër politike jo nepotiste, jo partiake e as familjare por shtetërore, atëherë sot ishin kanë gjëra krejt ndryshe, ky skenar nuk do të mund të zbatohej dhe do të paraqiste probleme të mëdha. Perëndimi dhe NATO e din saktë kur Kosova do të pranohet nga pesë shtetet anëtare të BE dhe se ky skenar pritet të zbatohet në vitin 2016 , tash me dihet Greqia e Rumania janë për- afruar për të njohur Kosovën pritet edhe Sllovakia që është më se lehti dhe Qiproja. Pra strategjia për Ballkanin është në jetësim e sipër, konturat dhe zhvillimet ndërkombëtare në Evropë duket te jetë e parashikuar deri me 2030 kur pritet ndoshta një evoluim dhe rishikim strategjik i hartës gjeografike evropiane.