Shyqyri Haxha letër publike: Asgjë në Kosovë nuk funksionon pa ndërhyrje politike

Të gjithë qytetarët e Kosovës dhe më gjerë, duke përfshirë miq ndërkombëtarë, duhet ta din se në Kosovë asgjë nuk ndodhë rastësisht pa ndërhyrje politike, asgjë nuk funksionon pa ndërhyrje politike.

Cdo institucion shtetror edhe biznes privat me përmasa multimilionshe është nën kontroll të plotë të klasës politikës.

Politika është sot biznesi më profitabil në Kosovë, jo rastësisht sot është kruijuar një ‘elit´e bizneso-politikës që ka nën kontroll cdo institucion dhe pothuaj cdo biznes privat gjithashtu, natyrisht duke përfshi këtu edhe mediumet kryesore të cilat janë në gjendje që me direktiva dhe strategji të financuesve të tyre të fabrikojnë afera dhe shpifije aq të paskrupullta për cdo individi dhe institucione që nuk i nënshtrohën diktateve dhe interesave grupore. Interesi grupor kurr nuk ka qen dhe nuk mund të jetë interes kombëtar, kjo tashmë është dëshmuar nga dështimet në vazhdimësi të institucioneve shtetrore në Kosovë.

Sistemi i kapur i derjtësis nga politika ka provuar të gjunjëzoj dhe shkatrrojë cdo individ apo institucion që nuk ka qen në sherbim të këtyre grupeve të interesit. Shpesh, këto grupe të interesit kanë arritur të njëllosin kuadro dhe institucione në përmasa aq të paskrupullta sa që shpesh edhe njërëz dhe familje me kridibilitet kombëtar dhe profesional, duke përfshir edhe miqë ndërkombëtare, kanë rënë pre e këtyre grupeve dhe kanë filluar të ju besojnë institucionit të kapur të drejtësisë që kanë qen dhe janë komplet në funksion të një grupi politik të interesit… CV-të e shumë kuadrove të mirëfillët si në aspektin kombëtarë ashtu edhe profesional janë dëmtuar pikërisht nga këto grupe vetëm e vetëm që të krijojnë hapsirë për instalimin e një strukture të tyre servilësh, shërbëtorësh e vartësish me bakground të dyshimt kombëtarë dhe profesional. Ka dyshime se një kapje dhe instalim till është bërë me strategji të përpiluar në bashkëpunim me faktorë të jashtëm që të degradojnë funksionalizimin shtetësis e Kosovës.

Sot, Kosova është në një gjendje të një krize dhe degradimi institucional, pothuja në të gjitha nivelet shtetrore. Rinia, shtresa më vitale e ndertimit të shtetit, personel mjeksor, ekspert dhe shkencëtar pothuaj cdo ditë largohen nga Kosova, nuk ka më njohje, dora e shtetit nuk është e shtrir në të gjithë teritorin e saj..etj. Nëse vazhdohet me këtë trend të degradimit institucional, Kosova do të bëhet sikur disa vende të Azisë dhe Afrikës ku 5 apo 6 familje mega të pasura kontrollojn shtetin…dhashtë Zoti që në Kosovë të ndodhë një ‘freskim’ i klasës politike që nuk i shërben askujt, vetëm shtet ndertimit të Kosovës dhe askujt tjetër….