Sharlatanizëm politik…

Zejdush Kastrati

Pas deklaratës skandaloze dhe shumë cinike, që mund, por nuk duhet ta bëjë asnjë zyrtar, i cilitdo dikasteri shtetëror , e më së paku i një zyrtari të Ministrisë së Punëve të Jashtme të një vendi, siç ishte rasti i zëvendësministrit të Puneve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimit, kur publikisht dhe pa pasur fare nevojë, me një arrogancë, fyeu rënd ish kongresistin amerikan, Joseph Diogradi, te cilin e krahasoi me Vuqiqin, Gjuriqin, Jeremiqin…vetëm pse ai, në Kongresin amerikan deklaroi diçka qe ndoshta edhe nuk qëndron, por kur ky personalitet viteve të  90- ta, bëri aq shumë për Kosovën, sa te rralle janë ata qe bën diçka te tille, andaj nisur nga ky fakt, edhe heshtja nga ana jone, do te ishte një respekt dhe mirënjohje,e pajtim, edhe për ne, por edhe për z Diogardi.

Por, skandali tjetër i radhës, dhe me peshë e pasoja shumë më të mëdha, për ata qe kanë sy, vesh e mendje të shëndosh, është ai, kur para disa ditësh, ky alamet politikani, njeherit,zevendes i Hashim Thaçit,beri selfie me ministrin e Punëve te Jashtme te Serbisë, Ivica Daqiqin, dhe atë, jo për të promovuar ndonjë takim zyrtar te dy personaliteteve, nga dy shtete fqinje, por me probleme te theksuara, por kjo selfie, si duket u be për te përjetuar kënaqësi shpirtërore ky far Petriti, meqë ne këtë foto paraqitet me djalin e tij te vogël, e me siguri te padjallëzuar, duke qeshur e i relaksuar tej mase, e pa fije turpi e postoi edhe ne opinion.

Ne kohen e monizmit, bëhej gara, se kush nga politikanët  jo vetëm te rangut te larte,por edhe ata komunal, do te behej kumbar për t’ia marr flokët fëmijëve të personave qe e kishin ne qejf dhe vuanin për të qene pjesë dhe afër atij pushteti. Andaj edhe ky veprim i Petritit asocion ne atë kohe, dhe pa hy ne gjynah me fëmiun, bërja selfie me ish sugarin e kasapit te Ballkanit, apo kryekriminelit Sllobodan Millosheviq, tani i konvertuar ne demokrat, Ivica Daqiqin, me vetedeshire,nuk mund te arsyetohet me asgjë tjetër pos me sharlatanizëm politik apo kusuritje e lamje borgji.

Jo vetëm këto dy raste të këtij far Petriti, por ka edhe raste tjera kur pikërisht, Hashim Thaçi,ofroi afër veti njerëz te këtillë, të cilët në fillim nuk e dinin derën e institucionit, kurse tashme janë futur brenda dhe atë, si ne parti ashtu edhe në pozita te larta dhe sillen e mbështillen sikur ata te ishin koka dhe truri i këtij vendi dhe pa ta nuk mund te paramendohet as ardhmëria dhe zhvillimi i Kosovës.
I keni shti brenda,( te shumtën e rasteve Hashim Thaçi) e tash vështirë mund t’i nxirrni jashtë, sepse keni dashur kështu, andaj duroni..E bajshi me shnet .