Rruga më e mirë për ta luftuar varfërinë ekstreme

BJØRN LOMBORG

Me 1950, njerëzit në Korenë Jugore dhe në Pakistan harxhonin afërsisht  të njëjtën shumë për çdo vit të parave. Sot, të dy vendet janë gjerësisht të pakrahasueshme, Koreja Jugore për kokë i ka rritur të ardhurat për 23 fish, përderisa Pakistani i ka ngritur për vetëm tre fish.

Si mundemi që të i ndihmojmë vendet e varfra që ta marrin shembull Korenë Jugore, kjo është pyetja e cila po e ballafaqon Botën sot. Të ardhurat ekonomike më të mira theksojnë fuqizimin e tërë popullsisë me  shëndetësi më të mirë, më shumë  edukim, jetëgjatësi, dhe më pak cënueshmëri nga sfidat si sëmundjet natyrore.

Disa nga 169 objektivat e propozuara të Kombeve të Bashkuara për zhvillim në 15 vitet e ardhshme janë, në thelb, në reduktimin e varfërisë. Por jo të gjitha objektivat janë të shpërndara mirë. Qendra e Konsensusit të Kopenhagës, në të cilin unë jam drejtor, së fundi ka pyetur 60 ekipe ekonomike për evoluimin e të mirave dhe shpenzimeve të objektivave të propozuara, të cilat do të jenë për ndryshimin e Qëllimeve për Zhvillim të Mileniumit në Shtator.

Një nga objektivat e fundit është për t’u lavdëruar: punësim i plotë për të gjithë. E pamundur, kjo është një ëndërr, jo një objektiv. Ekonomia ka nevojë për disa të papunë që të i lejoj punëdhënësit të i ndryshojnë punëtorët, dhe shumë qeveri zakonisht fokusohen në krijimin e vendeve të punës. Hulumtimet tregojnë që politikanët dhe grupet e interesit do ta përdornin objektivin e punësimit të plotë të mbështesnin shtrenjtimet, politikat proteksioniste që do të gjeneronin punësim më të madh për disa, por mund të dërgoj edhe drejt ekonomisë informale. Kështu, kjo ndoshta do të jetë një e bërë më pak e mirë se ajo që do të kushtonte, dhe sigurisht se kjo nuk është mënyra për të ulur varfërinë ekstreme.

Për 14.5% të popullsisë së Botës, ose një, në një miliard, jetojnë me më pak se 1.26 dollarë në ditë. Kështu, përse nuk përfundon varfëria ekstreme thjeshtë duke transferuar burime të mjaftueshme tek ky miliard i njerëzve që të kenë pak më shumë se 1.26 dollarë në ditë? Bota e varfër do të mund të ushqehej dhe edukoj fëmijët e tyre më mirë dhe të jenë më të shëndetshëm.

Por, për më tepër shpenzimet financiare, mund të jenë ngarkesë e madhe administrative, duke përfshirë korrupsionin dhe deficitin institucional. Kur këta faktor mund të peshohen më terma monetar kundrejt përfitimeve, çdo dollar i shpenzuar i jep fund varfërisë ekstreme me transfer kesh, mund të arrijë 5 dollarë më shumë për vlerën sociale. Kjo nuk është një rikthim i keq, por janë disa rrugë më të mira për të ndihmuar.

Një mundësi është shpërndarja lidhjeve mobile në vendet në zhvillim. Kjo mund të mbroj bizneset e njerëzve në shkallë të vogël të tilla si fermerët dhe peshkatarët me informacione të tregut, duke u  mundësuar atyre të shesin të mirat e tyre me çmime më të larta – dhe me produktivitet më të madh, duke rritur efiçencën, dhe duke gjeneruar më shumë vende pune. Kërkimet tona tregojnë që ndihmat e dhëna, mund të shtojnë për 17 dollarë pasurinë për çdo dollar të harxhuar – duke e bërë objektivin e zhvillimit të të mirave më të arritshëm.

Një intervenim më i mirë është adresimin e migrimit. Më shumë se 200 milionë njerëz sot punojnë jashtë shtetit të tyre. Dhe vendet e pasura me moshë të popullsisë të shtyre, u nevojiten më punëtorë. Në kohë të njëjtë, njerëzit nga vendet në zhvillim janë më shumë produktiv në vendet e zhvilluara. Masat e lehta parandaluese mund të lejojnë njerëzit e rinj nga vendet në zhvillim  për të zgjeruar fuqinë punëtore të pakësuar dhe të gjenerojë taksat e nevojshme për të paguar kujdesin ndaj të moshuarve.

Migrimi i tillë mund të jetë i mirë edhe për vendet në zhvillim, sepse punonjësit migrant dërgojnë remitenca në vendin e tyre. në përgjithësi, çdo dollar i shpenzuar në rritjen e migrimit mund të prodhojë më shumë se 45 dollarë të mira sociale – e mundshme deri në 300 dollarë. Derisa në klimën e sotme politike, mund ta bëjë ngritjen e migrimit vështirë të arritshme, ajo është një pikë më vlerë se si mund të arrijë të ndihmoj Botën e varfër.

Objektivi i vetëm i zhvillimit që mund të ketë një ndikim të madh në prosperitetin global mund të jetë kompletimin i rundit të tregtisë së Dohas. Barrierat më të vogla tregtare nënkupton që të gjitha vendet mund të fokusohen në atë që dinë dhe mund ta bëjnë më së miri, duke e bërë çdo njërin më të mirë. Për më tepër, tregtia e lirë mund të gjenerojë ngritjen e ekonomisë, duke ngritur inovacionin dhe shkëmbimin e njohurive.

Mbështetja në tregtinë e lirë globale ishte një nga arsyet kryesore që Koreja Jugore ka zhvilluar shumë shpejtë dhe në veçanti e uli varfërinë për 65 vjet.

Modelet ekonomike tregojnë se një raund i suksesshëm në Doha, do ta bënte ekonominë globale për 11 triliardë dollarë më të pasur për çdo vit deri me 2030, dhe shumica e përfitimeve do të shkonin në vendet në zhvillim. Çdo person në botën në zhvillim do të fitonte 1000 dollarë mesatarisht më shumë në vit. Numri i njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme do të binte në 160 milionë. Për çdo dollar të shpenzuar, kryesisht për të paguar fermerët perëndimorë që po bllokojnë negociatat e tanishme, Bota do të arrinte më shumë se 2000 dollarë përfitime, dhe kjo falë tregtisë së lirë që do të ishte një investim fenomenal.

Secila nga këto propozime –  punësimi i plotë, transfere parash, teknologjia e lartë e shtrirë, migrimi i lirë, dhe barriera më të ulëta tregtare – janë të mbuluara nga të paktën 169 objektivat e Kombeve të Bashkuara si objektiva zhvillimor. Dhe këtu qëndron problemi.

Duke u përpjekur për të bërë 169 gjëra të ndryshme në të njëjtën kohë do të jetë gjë e kokëkrisur. Kjo do të thotë shumë shpenzime në kohë dhe burime të ulëta me prioritet kthimi, në vend të fokusimit në objektivat që premtojnë ndikim më të madh tek të varfrit në Botë. Në fakt, hulumtimet tona tregojnë se ka 19 objektiva fenomenale që – si ajo e tregtisë së lirë – duhet të jetë prioritet mbi të gjitha. / Tribuna Channel

Vendimi përfundimtar se cilat objektiva do të bëhen politikë globale, do të ndikojë në rrjedhjen e triliona dollarëve gjatë 15 viteve të ardhshme. Në shtator, kur udhëheqësit botërorë mblidhen në Nju Jork, ata duhet të drejtohen tek mënyrat më të zgjuara për ta rritur prosperitetin global. Duke bërë kështu, do të ndihmojnë shumë vende të marrin rrugën e Koresë Jugore dhe do të heqë popullsitë e tyre nga varfëria. / Project Syndicate