I riu prishtinas, medalist i dyfishtë, ka një thirrje për Ministrin Kujtim Gashi

I riu nga Prishtina, Qëndrim Sejfijaj, i cili njëherësh bën pjesë në grupin e sportistëve të rinjë në vend të cilët çdo herë  e më shumë po e përfaqësojn vendin nëpër gara të nivelit botëror duke sjellur shumë çmime e medalje, përmes një shkrimi të tij ka ardhur me një thirrje për Ministrin e Kultures, Rinis dhe Sportit, Kujtim Gashin.

Më poshtë  mund ta gjeni shkrimin e plotë:

“I nderuari minister u bën 2 vjet e gjysëm që nga mos licencimi i Federates së Taekwondos Ministria e Sportit e drejtuar nga ish ministri Kujtim Shala e la pezull per 2 vjet Federaten tonë në krye me Nuhi Gashin kryetar ku neve si Federatë na njeh edhe Federata Botërore Evropiane dhe ajo Ballkanike ku ne të trijat jemi të pranuar me të drejta të plota dhe nuk kemi asnjë problem por unë si garues dhe si medalist i dyfisht Ballkanik dhe një herë evropian jam dëmtuar shumë bashkë me sportistët e tjerë të federatës dhe as një herë as nga Ministria as nga Komiteti Olimpik e as nga Komuna nuk kam perfituar asgjë dhe gjatë kësaj periudhe nuk kam marr pjesë në gara të rëndësishme për mua dhe ende jam duke stërvitur me shpresën se dikur do të përmisohet gjendja e sporit në vendin tonë u bë një kohë e gjatë që ti more Ministrin e Kulutures, Rinis dhe Sportit po edhe ti sikur ministri i kaluar je duke e lënë pezull federatën e Taekwondos dhe je duke i dëmtuar sportistët e kësaj Federate unë do vazhdoj stërvitjet duke mbetur me shpresë se do ta rregullosh këtë çështje dhe të mos na dëmtosh më shumë pasi kemi Kampionatin Evropian këtë vit dhe atë Botëror vitin tjetër.”