Reagim: Mbi hipokrizinë e mendimit pozitiv të Daut Demakut lidhur me beqarinë e vajzës kosovare

Shkruan: JETA BERISHA

Fati që shoqëria i propozon gruas tradicionalisht është martesa. Edhe sot shumica e grave janë të martuar, kanë qenë të martuara, përgatiten të martohen ose vuajnë që nuk janë të tilla. Beqarja përcaktohet në raport me martesën, qoftë ajo e mashtruar, e revoltuar apo edhe indiferente ndaj këtij institucioni.

E kush do të thoshte që këto fjali do të tingëllojnë të fuqishme edhe sot, 73 vite pasi që Simone de Beauvoir i kishte qëndisë në kohë?

Sot në shekullin e 21-të, njëri nga “krye” kokat e mendimit pozitiv shqiptar, paska bërë apel qe vajzat t’i japin fund beqarisë se tyre, se me deomos kanë me ngelë të vetmuar gjatë rrugëtimit të jetës.
Të gjithë ju që mbroni idealet e mendimit pozitiv, ju ftoj të njiheni pak me realitetin.
Fillimisht…

Z. Demaku, a nuk jeni ju ai që ka thënë se : “ Është në mes një fjalë, vetëm një fjalë, që të ndërlikuarat i bën të thjeshta e të thjeshtat i bën të qarta, ajo fjalë shqiptohet: VETËDIJËSIM”?

Dhe ne po ja bëjmë ashtu siç keni kërkuar…

Z. Demaku, unë jam 22 vjeç, jam vajzë që po shkollohem dhe po punoj çdo ditë të jetës time. Jam e pavarur nga prindërit, nga shoqëria dhe nga nevoja e të qenit kurorëzuar.

Z. Demaku, unë nuk jam kundër martesës, mu më pëlqen martesa si term i papërgjithsuar, por megjithatë më pëlqen jeta ime që kam tani.

Z. Demaku, unë nuk jam e vetmja 22 vjeçare që jam e pamartuar, une kam një shoqëri të tanë që janë ende si mua.

Z. Demaku, unë njoh edhe shumë vajza e gra të tjera që janë mbi moshën time, që janë luftëtare të realitetit dhe të suksesshme pa ndihmën e krahut burrëror.

Z. Demaku, ne ja kemi haberin martesës, madje mendoj se jemi të afta në cilën do moshë për të krijuar familje.

Ne i njohim rreziqet, i nuhasim e në shumicën e kohës përballemi me to.

Z. Demaku, nga i gjithe ky shqetësim i juaji për beqarinë tonë? Pse duhet të merakoseni për gjërat që nuk ju takojnë, jo juve, por madje as prindërve tanë?!

A mendoni se ka burra të denjë gjithandej, për të gjitha ne?

A mendoni se bota nuk ka meshkuj tjerë të mjaftueshëm për t’iu kundërvënë mendimit tuaj “pozitiv”?

Por, pse gjithsesi ata duhet të jenë meshkuj, në fund të fundit unë mendoj që s’paku duhen jenë njerëz.

Mendoni se martesa është çelësi dhe rezultati i çdo suksesi në jetë?

A njihni n’do kë që nuk është martuar asnjëherë, por që ka arritur të ketë dhjetë fishin e asaj që keni ju sot, e shumë të tjerë, e të tjera që janë martuar?

Megjithatë, unë do t’ju njoftoj me disa nga këto gra të zojat që kanë arritur majat, të cilat nuk kanë qenë asnjëherë të martuara apo edhe janë divorcuar:

Oprah Winfrey, Dilma Rousseff, Christine Lagarde, Sheryl Sandberg, Park Geun-hye, Michelle Bachelet, Sofia Vergara, Anna Ëintour, Ertharin Cousin, Arianna Huffington etj.

Të dashura vajza dhe gra, ne nuk kemi nevojë për këshilla që na mësojnë se kur duhet t’i japim fund beqarisë tonë. Ne nuk kemi nevojë për dikë që e demaskon realitetin dhe thurrë negativitet përmbi të bërat dhe të pa bërat tona.

Ne kemi nevojë për këshilla mbi martesën. Po, madje këshilla profesionale. Ne sigurisht që kemi nevoj të dëgjojmë të vërtetën, nga dikush që nuk i përzien termet dashuri dhe martesë, apo familje dhe martesë.
Por, ne nuk kemi nevojë as edhe njëherë të vetmen të mendojmë se martesa është rrugëdalja dhe zgjidhja e çdo problemi.

Fakte mbi martesën – martesa si term i konkretizuar:

Martesa (Matrimonium) rrjedhë nga fjala latine matris – munium apo munus që do të thotë «shërbesa e nënës». Kjo fjalë latine thekson martesën si kujdes të nënës rreth lindjes dhe të drejtës për edukatën e fëmijëve.

Në aspektin juridik, martesa është bashkim i ligjshëm i një burri me një grua për të krijuar familje:

a) Bashkësi e cila radikalisht themelohet në mes të gjinive të kundërta (mashkull+femër), në komplementaritetin fizik dhe psiqik.

b) Bashkësi e të mirës së bashkëshortëve me theks të të dorëzuarit të ndërsjellët dhe pranimit të përbashkët, të njëri-tjetrit.

c) Bashkësi e lindjes së fëmijëve.

Pra, a nuk do të thotë kjo që martesa është një kontratë (marrëveshje) që dy persona vendosin të lënë mbishkrimit mbi të, për të gëzuar një ndjenjë në mënyrë formale apo për të rritur numrin e anëtarëve të familjes?

Martesa nuk është aq e nevojshme sa familja, dhe jo gjithmonë ne kemi nevojë për një martesë që të krijojmë një familje. Dhe jo gjithmonë martesa të garanton një familje.

Ekzistencializmi nuk është në vrobullë dhe njerëzimi nuk është në zhdukje, përkundrazi është e vetmja qenie e gjallë që po perfeksionohet dita-ditës. Nëse martesa është krijuar për të rritur numrin e njerëzimit nëpër botë, më mbetet të them vetëm një gjë. Ne nuk kemi nevoj për njerëz, por kemi nevoj për më shumë njerzillëk.

Dhe krejt në fund pa harruar një fakt z. Demaku, ” Burri të bënë të fortë, por gruaja të bënë burrë!”.