Qëndrimi amerikan ndaj bisedimeve Kosovë-Serbi siç po duket ka ndryshuar

Nga: Shyqyri Haxha

Qëndrimi amerikan ndaj bisedimeve Kosovë-Serbi po duket se ka ndryshuar, sipas deklaratave të ish-kundershtarit të pavarsisë së Kosovës, John Bolton.

Dihet botërisht se John Bolton ka qenë kundër pavarsisë së Kosovës qysh nga dita e shpalljes së pavarsisë (ref: plotë artikuj në vitin 2008), por në realitet edhe pse po duket si ndryshim i qëndrimit amerikan ndaj Kosovës, askush nga SHBA, e as John Bolton, nga Departmenti i shtetit Amerikan, nuk kanë konfirmuar se janë kundër vullnetit dhe vendimit të pakthyeshëm të qytetarëve të Kosovës për shtet të pavarur me tërësinë egzistuese territoriale.

SHBA gjithmonë ka perkrahur, edhe sot fuqishëm përkrah Kosovën si shtet të plotë dhe nuk përkrah asnjë shtet që ka pretendime territoriale ndaj Kosovës, siç ka Serbia sot. SHBA ka ndihmuar shumë Kosovën, dhe e ka pregaditur të funksionojë si një shtet me të gjithë parametrat funksional. Për këtë duhet të i jemi mirënjohës gjithmonë.

Qendrimi i fundit amerikan, se SHBA nuk do të ndërhyjë në rast se palët (bëjnë pazar) ‘merren vesh’ për ndërrim territoresh, në fakt konfirmon edhe njëherë, se vendimi final për këto bisedime, është pikërisht në duar të vetë qytetarëve të Kosovës. Pra, nëse të dy palët, ajo kosovare edhe ajo serbe harmonizojnë qëndrimet për ndërrim territoresh, atëhere askush tjeter nuk do ta kundërshtojë. ‘Këshu po thotë Amerika’, që në fak është parim i së drejtës qytetare për vetëvendosje, që në realitet do të thotë vendimin final e kanë qytetarët e Kosovës.

Natyrisht, se qytetarët e Kosovës nuk i kanë jap legjitimitetin askujt që të shkëmbej territore pa referndum, dhe nuk përkrahin idet për ndrrimin e territoreve me Serbin. Rrjedhimisht, nuk mund të ketë ndrrim territoresh pa pasoja. Serbia është në gjueti për ndrrimit territoresh, ajo i ka bërë llogarit shumë mirë, se sa do të fitojë dhe sa do të “Humbë”, kuptohet, në rast se dikush ia plotëson dëshirën Serbisë.

Askush nuk do të duhej të plotësoje këtë dëshirë historike të Serbisë. Më mirë do të ishte largim vullnetar nga politika sesa që emri i një politikani apo grupacioni politik të asociohet me idenë e shkëmbimit të territorit me Serbinë.

Vendimet për ndrrim territoresh nuk duhet lënë në dorë të asnjë funksioni shtetror individual, sepse vendimet për qështje me peshë kaq të madhe tejkalojnë kompetencat e një lidershipi apo një posti të ngusht politik. Në realitet, bazuar në sakrificën historike kombëtare, një vendimi i till, tejkalon kompetencën e lidershipit vetem kosovar.

Për qështje të tilla, të gjithë shqiptarët, kudo që janë në botë kanë të drejtë të kontribojnë, deklarohen edhe në një mënyrë apo tjetër të jenë pjesë e vendim marrjës, në rast se do të ketë ndrrim territoresh?!

Ndryshimi apo ‘vizatimi’ i kufijve të rinjë në Ballkan sipas shtrirjes etnike, ndoshta do të i konvenonte më së shumti Shqipëtarve, prandaj edhe nuk mund të bëhen ndryshime pa involvimin e të gjithë shqiptarëve në shtrirjen etnike egzistuese në Ballkan (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi,…etj).

Shqipëtarët sot janë faktor me influencë nëpër botë, edhe kjo influencë po rritet nga dita në ditë, e posaqërisht nga gjeneratat e reja në diasporë.

Sot, ka shqiptarë që janë pjesë e jetës politike në shtetet më të fuqishme përendimore, sot ka shqiptarë që janë pjesë e koorporatave dhe institucioneve më me influencë në botën përendimore. Koha është duke punuar për shqiptarët, andaj nuk duhet nxituar, sepse në rrethan globale ekzistuese të sotit, Serbia është në avantazh, dhe çdo vendim për ndërrim territoresh mund të ketë pasoja të pariparueshme.