Pse kjo hipokrizi?!

Zejdush Kastrati

Si edhe në disa takime të mëhershme edhe në takimin e fundit të organizuar nga OSBE-ja si organizatore e këtij takimi, nga kryeredaktorë të disa medieve, AGK-ja, gazetarë…u diskutua me temën “Liria e mediave dhe standardet profesioneiste”, dhe konkludim i përbashkët i gjithë panelistëve ishte se gjendja aktuale ne mediat kosovare është alarmante, duke prezantuar raste kërcënimesh ndaj gazetareve, pastaj mungese te një ambienti demokratik që kanë krijuar elitat politike, por edhe për shumë fenomene tjera që lidheshin me informatat e ofruara nga portale të ndryshme, me te cilat po helmohet opinioni, por dhe po cungohet e drejta e informimit të drejt dhe korrekt në Kosovë.

Megjithatë, ajo qe po bie ne sy ne këto takime , e qe ndodhi edhe kësaj radhe, është se po mungon vetëkritika, përkatësisht prezantimi real i gjendjes sa i përket profesionalizmit, apo moralit dhe parimeve etike, qoftë nga ana e vet gazetarëve, por ne veçanti e pronarëve të një pjese të madhe te medieve, si te atyre elektronike ashtu edhe atyre te shkruara.

“Korrupsioni ne media” do te ishte njëra nga temat që urgjentisht do ta kthente një besim dhe respekt pikërisht nga ana e audiencës përkatësisht opinionit të gjerë,  gjë që nuk u përmend as në këtë takim, si asnjëherë deri me tash, e që do ta fisnikëronte dhe fuqizonte qëllimin dhe rolin e gazetarëve që gjithnjë po paraqiten si viktimë të pushteteve, por pa përmendur edhe “bosat” e tyre qe nuk janë hiq me te mire dhe pa faje për ketë gjendje.

Pra, superhajnat dhe ata që pengojnë fjalën dhe median e lire janë vërtet njerëzit nga kasta politike, por hiq me mirë nuk janë edhe shumica e pronareve te medias qe janë bërë milioner brenda këtyre 15 viteve, bëjnë jetë superluksoze, mediet i përdorin për përfitime personale, e kane gojën plot kritika ndaj te tjerëve, na shesin moral politik e kombëtar, por gati për te gjithë panelistet, si ata të këtij takimi, por edhe të takimeve te mëhershme, këta pronarë mediesh janë njerëzit dhe personat që kurrsesi dhe me kurrfarë kushti, nuk po u përmendet as emri e as mediumet qe ata drejtojnë e janë pasuruar skajshmërish, e qe pa u hyr fare në hak mund te emërtohen me emrin e vetëm:” se edhe ata jane hejna….”

Pra, hapja e një debati me temën: “korrupsioni ne media”, do të ishte një nga temat qe me se tepërmi i nevojitet komunitetit të gazetareve, me çka misioni i medias do të fuqizohej por edhe autoriteti i gazetarit do të respektohej.