Protestat e tilla nuk janë zgjidhje

Leutrim Sahiti

Protesta e sotme e thirrur nga opozita në Kosovë me pjesëmarrje të vogël të qytetarëve nxori në pah disa të verteta në Kosovë.

Së pari kjo protestë mendoj që  tregon më së miri për humbjen e besimit  jo vetëm të qytetarëve por edhe të anëtarësisë së këtyre partive karshi partive opozitare, pasi që këto parti nuk arritëm të kenë në protestë as anëtarësinë e tyre, prandaj protestat e tilla që nuk dalin nga shoqëria civile dhe ne një numer kaq të vogël nuk janë zgjidhje, ato nuk sjellin ndryshime pozitive në shoqëri.

Qytetarët tonë e kanë dëshmuar edhe me herët që nuk duan ndryshime të mënjëhershme, nuk duan protesta të organizuara nga Partitë politike që nder të tjerash organizohen për qëllime të marrjes së pushtetit, duke adresuar kritika të ashpra drejt Qeverisë dhe mekanizmave tjerë shoqëror.

Për gjëndjen në Kosovë fajtor është i gjithë spektri politik në Kosovë duke përfshirë të gjitha partitë politike, që me punen e tyre deshmuan e po e dëshmojnë që interesi primar i tyre është marrja e pushtetit, dhe jo progresi shoqëror, jo puna e ndershme për një jetë më të mirë.

Gjendja e brendshme e partive politike, niveli i ulët i demokracisë së tyre, mungesa e lirisë së mendimit etj, janë deshmia më e mirë që shoqëria jonë nuk sheh të ardhme të ndritur me këtë spektër politik, me këto parti, që të gjitha nga ato e treguan vetën se sa e duan Kosovën, sa duan të punojnë për Kosovën.

Qytetarët e Kosovës nuk janë aspak të kënaqur me gjendjen e krijuar në vend, Puna që po bënë Qeveria e Kosovës më të vertetë ka shumë vend për të kritikuar e përmirësuar, duke u nisur nga papunësia e madhe, korrupsioni, nepotizmi, mungesa e përspektivës etj, por për këtë gjendje fajtor jemi të gjithë ne. Ne sipas veprimeve dhe sjelljeve që bëjmë deshmojmë që nuk e duam shtetin tonë,  përderisa ne nuk kujdesemi për hapësirat tona publike, nuk kujdesemi për pastërtinë e mjedisit  ku jetojmë, nuk i raportojmë gjërat e këqija që ndodhin, nuk marrim vetë iniciativa për punë në grupe për njerëzit në nevojë, për shfaqjen e pakënaqësive shoqërore pa interesa partiake, nuk e duam dijen, nuk punojmë në edukimin e drejtë të gjeneratave të reja etj.

Ndryshimet në shoqërinë tonë nuk mund të vijnë nga njerëz që vetë janë fajtor për këtë gjendje. Ndryshimet pozitive vijnë me angazhimin e secilit nga ne, duke i dhënë prioritet arsimimit, duke çmuar dijën, duke edukuar gjeneratat e reja që ta duan shtetin, të kujdesen për mjedisin ku jetojmë, duke u vetëdijësuar që të vlerësojmë të drejtën, ti përkrahim njerëzit që duan të punojnë, njerëzit e dëshmuar në punë profesionale dhe morale.

Shoqëria për të pasur funksionim normal duhët të këtë njerëz, intelektual që e orientojnë shoqërinë drejt arritjes së idealeve tona, por fatkeqësisht neve na mungojnë të dyjat, Ne së pari nuk kemi prijës të mirë shoqëror që vetëdijëson shoqërinë dhe orienton atë në rrugë të drejtë ndersa së dyti ne nuk kemi  fare ideale, ne nuk e dijmë as qfarë deshirojmë për shoqërinë tonë, neve siç thotë populli na ka humbur rruga në oborr, ne ende nuk kemi një sistem të qartë të vlerave, ende tek ne fatkeqësisht vlerësohet më shumë fuqia fizike sesa ajo intelektuale, ne ende mendojmë që gjithçka që vjen nga Evropa duhet ta marrim, ta pervetësojmë e ta cilësojmë vlerë, ne ende e shohim shtetin si armik tonin, si mjet që duhet shfrytëzuar, ne jemi pothuajse i vetmi shtet në botë që pothuajse çdo ditë shahet nga qytetarët, ndersa të tjerët e shohin këtë vend si djep të lindjës së vetëdijës së tyre shoqërore.

Prandaj përderisa ne nuk fillojmë ta duam vendin tonë, të mos e ndrrojmë me asnjë vend tjetër për të jetuar, por të punojmë secili në komunitet për ta bërë Kosovën ashtu siç i shohim vendet ku dëshirojmë të punojmë e jetojmë.

Shpresa e kësaj shoqërie është tek gjeneratat e reja, tek njerëzit që do të punojnë në vetëdijësimin e shoqërisë në krijimin e një identiteti të ri vleror, që do të mësojë qytetarët se si të duan këtë vend, se si të punojnë ndershëm, të krijojnë idealet tona, rrugën tonë drejt krijimit të një shoqërie  të re  e të shëndoshë demokratike.