Pozita dhe opozita e kanë kap njëra tjetrën për fyti një ditë do të përgjigjen para qytetarëve

Shkruan: Blerim Burjani

Kapja  për  fyti e njëra – tjetrës, pra pozitës me opozitën kanë sjellë një rrugë pa zgjidhje. Ky marifet i çuditshëm politik dhe absurd vazhdon të mbaj pengë jetën e qytetarit dhe demokracisë, të dy palët po mendojnë se e kanë mirë, realisht dëmi s’po i rrok asnjërën palë por qytetarin. Po them se këto subjekte politike në vend janë në një gjendje kritike të luftës së ashpër për pushtet,  ose pozita ose opozita. Kushtëzimet mos kthimi prapa, mos interesimi absolut për të gjet zgjidhje për qytetarët ka kapluar skenën politike me paligjshmëri, skajshmërisht kanë politizuar çdo pore te jetës së qytetarëve  në rastin e tillë. Të gjitha që po i bëjnë janë shndërruar në komedi politike absurdi dhe me përplot skena qesharake të përditshme  mos të them se gjynah njeriu me i dëgjua deklarata të tipit të një komedie absurdi dhe një tragjedie që po ndjellin në Kosovë  këto subjekte politike pozitë dhe opozitë. Njerëz të cilët nuk kanë pas as kulturë politike e as qytetare e as marre, gjithë kohën i kanë përmend qytetarët, a kurrë për të nuk kanë punuar por vetëm kanë marr votat  e tyre dhe janë  marr me interesat e tyre politike grupore, familjare e partiake. Absurdi tjetër partitë janë bërë kompani biznesi në  Kosovë duke dhënë punë për qytetarët partiak të tyre dhe kompanitë, ka gjithashtu dyshime se një numër i këtyre militantëve të këtyre kompanive partiake kanë themeluar biznese te vogla e te mëdha për të qeverisur shtetin derisa ata janë ksajde. S’ka kush të ndal këto kompani ndërmarrësi partiake, secila prej tyre ka përfitime të veta disa drejtpërdrejtë e disa në mënyrë të tërthortë, askush nuk dëshiron të merret me këtë punë, politizimi i skajshëm i biznesit i arsimit e shkencës e karakterizon këtë etapë të sotme të shtetit tonë të ndërtuar me mund e sakrifica të mëdha popullore e shekullore. Unë kam besim të plotë se qytetari një ditë do te këndellet dhe nuk do te votojë këtë kategori të përfituesve dhe kam shpresë se një ditë e edhe organet e rendit do të funksionojnë  dhe këta njerëz do të kenë fatin e biznesmenëve politik në shumicën shteteve transicionale ku ndaj një pjese të përfituesve të tillë politike  ngritën aktakuza, një pjesë tjetër iku jashtë vendi,  e një pjesë u pajtua me konfiskim të pasurisë së fituar  pa mund dhe nëpër burgje. Një  fjalë popullore thotë  “janë qu peshë”, dhe kjo nuk shkon larg e zbrazet, e  këta njerëz të cilët për çdo ditë shëtitën me çanta dhe ngjasojnë si në komunizëm të pa prekshëm nga shteti po shkojnë ka fundi. Janë dy rrugë të zgjidhjes : organizimi i zgjedhjeve të reja  dhe përgatitja e qytetarëve.

Për të larguar këtë klasë politike biznesi dhe absurditeti duke votuar krejtësisht në subjekt të ri , e që deri tash nuk ishte në skenën politike. Kjo është e vetmja rrugë që përmes votës së lirë qytetarët të gjejnë alternativen e tyre, për ndryshe këta kurrë nuk do të këndellën se përfituari dhe së bëri të pasur me parat e taksapaguesve. Njerëzimi e ka kaluar edhe në kohëra të hershme këtë në mënyrë të pluralizmit politike, ky fenomen është i njohur po sikurse edhe zbërthimi apo fundi i saj. Fundi dihet cili është këta njerëz japin përgjegjësi para shtetit dhe qytetarëve për dëmet e bëra, ka ide që këta do ti shpëtojnë organeve të rendi, e kjo nuk do të ndodhë madje edhe në moshën e tyre të shtyrë, ata do të japin llogari para organeve të drejtësisë, këta  mund të zgjedhin tash apo më vonë, për të i nënshtruar organeve të drejtësisë, ose të ndalën dhe korrigjohen veprimet dhe vet të denoncojnë keqbërësit e tyre  dhe për të ecur me tutje.

Kohë ka mbet edhe pak, por a ka gatishmëri? Këto gjera që i thash janë mundësit e vetme për një pjesë të madhe të kësaj kategori nuk do ta kuptojnë por mund ta ndiejnë me vonë këtë peshë të përgjegjësisë politike. Njerëzimi dhe pluralizmi politik ka kaluar nëpër shumë fenomene qeverisëse dhe asnjëra prej tyre nuk është e panjohur për njerëzimin, të gjitha  këto janë të njohura dhe një ditë do të ketë në derë drejtësia.