Peticioni i opozites

Blerim Burjani

Ky peticion tingëllon interesant vetëm me të ardhe ideja me organizuar pasi qe përfundon puna në plotësi gati ë gjitha” marrëveshjeve” përkatësisht konkluzave deri me tash të nënshkruara në Bruksel ,Kosova dhe Serbia kanë arrit konkluza apo ashtu qysh ka qejf opozita në Kosovë me iu thanë marrëveshje, e këto as që janë marrëveshje ndërkombëtare por janë konkluzione apo përfundime që janë dal nga dialogu i organizuar nga BE më përkrahje të SHBA,realisht dhe objektivisht këto nuk janë e as nuk paraqesin marrëveshje ndërkombëtar , realisht opozita ka të drejtë për demarkacion që ka ngrit zërin sepse ratifikimi i demarkacionit u bë në mes dy shteteve të njohura reciprokisht dhe nënshkrimi i marrëveshjes për demarkacion u bë në Austri ky ky dokument mund të gjendet në arkivat shtetërore në Austri mbi demarkacionin Kosovë-Serbi , përderisa konkluzat nga dialogu Kosovë –Serbi nuk kanë karakter ndërkombëtar as legjitimacion si marrëveshje ndërkombëtare, ato janë copëza letra të shkruara në gjuhen angleze dhe t ë përkthyera. Kuvendi i Serbisë asnjë marrëveshje të tillë nuk e ka emërtuar marrëveshje ndërkombëtare por vetëm qeveria është autorizuar të udhëheq dialogun për të mbërri këto dokumente konkluzash, Parlamenti serb asnjëherë në asnjëherë mënyrë nuk e ka bërë asnjë ratifikim t ë këtyre copëzave të letrave që në Kosovë opozita i quan marrëveshje ndërkombëtare , madje ka edhe shumë njerëz jo kompetent madje edhe avokat që merren më këtë teme që nuk është punë e avokatëve por ekspertëve ligjor dhe kushtetues , dokumenti ka dy kuptime njëra është normative që duhet interpretuar e tjetra është politike ,tash a din këta njerëz që quajnë veten pozitë apo opozitë me bërë politikë , këtu le të vlerëson opinioni publik, një çështje është e qartë Kosova asnjëherë nuk ka ditë e as nuk bërë politik ndërkombëtare , kanë bërë miqtë tanë ndërkombëtar përderisa njerëzit e kësaj para -politike te ne janë pasuruar, përderisa opozita po e sheh se ketë nuk mundet të bëjë pra të pasurohet si pozita , e organizojnë peticione protesta me rrëzua këtë qeveri përderisa ata janë tërësisht me të lodhtë politikisht për të udhëhequr por që din të pasurohen ajo dihet,ideja të pasuria publike, kontrolli i biznesi privat, bordet e ndërmarrjeve publike mbetet interesi i vetëm i kësaj pozite . Kësaj opozite realisht as shoqëria civile nuk mund të i shkojë pas sepse është e njëjtë me pozitën, atëherë çka mbetet këtu po mbesin korrupcionistet , nepotistët dhe keqpërdoruesit në pushtet .Nuk kanë lënë gjë pa keqpërdorë madje edhe me varreza janë marrë nëpër disa fshatra,andaj qytetari është i pa shpresë që kjo skenë politike do të sjellë ndryshime në shtet pra me këtë pozitë dhe opozitë . Mirë është që kjo opozitë u bë bashkë bile sa për sy e faqe, madje janë marr vesh me organizuar një peticion “pos mortum” për të rrëzuar marrëveshjet që i quajnë ata me Serbinë e që Serbia kurrë s’ka ratifikuar asnjë tip të këtyre letrave të nënshkruara në Bruksel, e në Kosovë dalin njerëz jo kompetentë e jepin mendime për këto dokumente që realisht BE në fillim te vurjes se themeleve për të organizuar dialog iu ka thënë se këto letra që do të nënshkruajnë Serbia e Kosova nuk obligon parlamentet e këtyre shteteve të bëjnë ratifikimin. Atëherë për çfarë marrëveshja po flasin këta njerëz dhe për çfarë marrëveshje po flasin ne debate televizive, kur këto nuk njihen as nga BE sepse ende pesë shtete të BE nuk e njohin Kosovën realisht BE ofron vetëm shërbime të mira për Kosovën dhe Serbinë për ti përgatitur në të ardhmen të jenë pjesë e BE. Peticionin e nënshkruar shumë qytetarë po harrojnë se të njëjtin peticion po të organizojnë në Serbi rezultati është i njëjtë askush prej qytetarëve të këtyre dy shteteve nuk do të kishin pranuar marrëveshje të tilla të tipit ndërkombëtar. Peticioni që e nënshkruajnë qytetarët opozita dëshiron ti konvertoj në protestues, por edhe opozita duhet ta ndijë një çështje së qytetarët mund të nënshkruajnë këtë peticion patriotik dhe ta shprehin vullnetin e tyre por a mund të ndryshojnë gjë?Vështirë këtu në dorë e ka BE dhe SHBA , të vetmi kush mund të ndryshojë , Kosova dhe Serbia duhet të reflektojnë plotësisht në harmoni me kërkesat ndërkombëtare nëse dëshirojnë te jenë pjesë e BE dhe NATO-së .