Një rrëfim kuqezi…

Nga: Xhavit KAJTAZI

1. Sot, të gjithë shqiptarët jemi kuqezi… Nuk jemi as 12 mije, as tre milionë e gjysmë,  madje as shtatë milionë, por 15 milionë… Edhe po të kishte “Elbasan Arena” 200 mijë ulëse, nuk do të mjaftonin… Shqipëria luan sonte për  më shumë se një fitore ndaj Serbisë…

Shqiptarët, për fat të mirë, nuk i bezdis asnjë deklaratë  e zyrtarëve serbë të futbollit dhe më gjerë, por kurrë nuk do t’i harrrojnë vuajtjet që ua solli ndeshja në Beograd, ku edhe jetën e kishin në bahe… Mirëpo, kurrë nuk do të kundërpërgjigjen me të njejtën armë, aq më tepër kur luajmë në shtëpinë tonë, dhe, historikisht, më se një  herë, kemi dëshmuar se jemi të lashtë, pra edhe me kulture…

2. Trajneri karizmatik i Hajvalisë,  një futbollist i shkëlqyer, që u rrit me fanellën kuqezi, nuk do të shkojë në “Elbasan Arena”, sepse do të kishte pak gjasa që të takonte miq dhe njerëz të futbollit, gjë që e ka thënë nga thellësa e shpirit një të vërtetë, por e di një gjë se Munishi sonte do të jetë i tëri kuqezi, këmbë e krye…

Të gjithë do të jemi sot, si dje, si përherë, kuqezi… Sportistë, shkrimtarë, shkencëtarë, gazetarë gjithësesi, punëtorë sportive… Pra, të gjithë, edhe punëtorët e krahut, edhe të papunët… E, të tillë kemi shumë…

Shqipëria di të bëjë historinë… Ka ditur ta bëjë edhe me Greqinë, që ia tregoi vendin pas një beteje të madhe në një “luftë” gladiatorësh… Këtë e arriti duke e mundur fillimisht, ende pa hyrë në betejë, ndjenjen e iferioriterit ndsaj grekëve, që nga “hynorët” e deridjeshëm, atë mbrëmje u panë si njerëz të rëndomtë, të cilët nuk kanë më shumë vlera se që kishim ne shqiptarët… Ua shkuam kaktërcipërisht…

3. Sonte, futbollistët tanë, dhe të gjithë shqiptarët, do të kemi para vetes edhe një tjetër sprovë historike, shumëfish më të rëndësishme se ajo me Greqinë… Na duhet fitorja si buka ndaj Serbisë, e cila i kak humbur të gjitha gjasat për t’u kualifikuar në përfundimtaren e Kampionatit evropian “Franca 2016”… Por, Serbia, ka ardhur të na i prishë panet tona dhe ajo e do t’i përdorë të gjitha prirjet edhe sportive, edhe jashtësportive, për të na lënë “kopilin te era”… Këtë nuk duhet a lejojnë shqiptarët…

Fitorja ndaj Serbisë, do të përmbushë ëndrrën e shqiptarëve, të cilët për herë të parë në historinën e futbollit  botëror, do të kenë rastin që të shkojnë në pjesën përfundimtare të  shfaqjes më të madhe evropiane të futbollit,  në Francë….

4. U dëgjuan shumë analistë, sportistë, njerëz të prifileve të ndryshme, duke thënë se duhet të luajmë gjakftohtë, e gjëra të ngjashme…

Futbollistët e kombëtares sonë, sonte duhet të luajnë si shqiptarë. Që i bie, me trimëri guxim, motivim, përqendrim, duke përfillur rregullat e lojës së futbollit… Pra, të jemi vëtëvetja, mos t’ua plotësojmë dëshirën gojëkqinjve që po thonë se ne jemi gjaknxehtë, të padurueshëm, që reagojmë keq…

Kemi vërejtur të gjithë tok se shqiparët në këtë shekulll e kanë vendosur t’i thonë botës së sportit se nuk kemi talente vetëm në sporte vetjake, si n ë boks, mudje (pra në sporte luftarake), por kemi edhe në sportet grupore…

Futbolli shqiptar sot është njësoj si ai i shteteve më të përparuara… Kemi bërë ne shqiptarët shumë për futbollin botëror, kemi luajtur dhe po vazhdojmë të lujamë e të përfaqësojmë shumëm shtete. Veçse tash ka ardhur koha që të bëjmë edhe diçka për veten tonë… Nuk po duam që të shërbhemi me lloj-lloj fyerjesh, që shkojnë, madje, shumë larg, deri te epitetet, si “tradhtar”, “joshqiptar”…

Kemi vendosur, më në fund, që të bëjmë diçka edhe për veten tonë…

E, pra, na lejoni ta bëjmë këtë.. E mertojmë…

6. Për ta mundur Serbinë, futbollistëve tanë, në  krye me trajnerin Italian, Xhani de Biazi, u është dashur ta mundin para ndeshjes së sontme ndjenjen e inferioritetit ndaj serbëve… Ne në Kosovë e kemi mundur  këtë të keqe… Po besoj se, duke u nisur nga shembulli i Kosovës, duke ditur se në kombëtaren tonë një pjesë e madhe e futbollistëvë vijnë  me origjinë nga Kosova, e mbi të gjitha se pothuajse të gjithë janë rritur si futbollistë ne Perëndim,  nuk duhet ë dyshojmë fare se kësaj të keqeje ia kanë vënë digën…

Po e mbyllim me kaq, sepse edhe vetë kam ethe  kuqezi… Unë po besoj se shqiptarët e kanë mposhtur ndjenjen e inferioritetit ndaj serbëve, që sikur grekët dikur e quanin veten “hyjnorë”… Përpara kuqezi! Mos u jepni! Fitorja na sheh në Francë…