Në valë me VALA

Shkruan: Menduh Abazi

Sllogani “Vala është e Kosovës” për kohën kur ishtë ideuar, rezultoi të ishtë më tepër se i goditur, dhe jashtëzakonisht i sukseshëm për rrethanat e vitit 2007.  Ishte koha kur “Vala”  duhej shpërfaqur edhe si pasuri kombëtare.

Shkruan: Menduh Abazi
Euforia e futjes së operatorit të dytë në tregun e telefonisë mobile në vend, në logjikën e shëndoshë të të bërit biznes, duhej frenuar edhe duke instaluar logjikën publike, të kultivimit dhe përdorimit të aseteve vendore, si mënyra e  vetme e kultivimit, ruajtjes dhe ngritjes së “Vala/s” si pasuri jona nacionale. Ftesa ndaj qyetarëve për të shfrytëzuar shërbimet e PTK-së, ishte ftesë për të ngritur dhe kontribuar zhvillimit ekonomik të vendit.

Gjëja e duhur, në vendin dhe kohën e duhur, është motoja që do ti shërbente si mësim edhe PTK- së së asaj kohe. Ndonëse në filimet e saj “Vala është Kosovës”, riktheu namin e “zonjës së vjetër” të telefonisë mobile të vendit, një gjë e tillë, me kalimin e kohës degradoi, dhe sikundër fillimit, po i kthehej në kundër-efekt, mengjamentit të kompanisë.

Ndoshta edhe për faktin se dicka që është e të gjithëve nuk është e askujt. Efektet e regresit të kompanisë po rrezikonin mbi 2200 punonjës familjet e tyre dhe shumë biznese të cilat afarizmin e tyre në një formë ose në një formë tjetër e kishin të lidhur me fatin e PTK. Dhe jo vetëm kaq. Vlera e kompanisë në perspektivën e interesimit të superkompanive të huaja kishte rënë drastikisht.

Krenaria e Kosovës, epitet të cilin me të drejtë qytetarët i kishin dhënë PTK-së për tërë këto vite, po rrënohej në esencën e saj. Dështimi në dy raunde i procesit të privatizimit po e rrënonte edhe imazhin e kompanisë në plan ndërkombëtar që është ishte goditja përfundimtare e gjigandit që përbënte referëncën më të fuqishme të zhvillimit ekonomik të Kosovës në perspetivën e saj.

Ky realisht ishte edhe fundi i lavdisë të cilën qytetarët e Kosovës e kishin ruajtur me shumë xhelozi. Rreshqitja në këtë teren nënkuptonte edhe humbje të tregut, rënie të të hyrave, rënie të përgjegjësive mënagjuese dhe një mori tjetër efektesh që quan një super kompani buzë greminës.

Kjo ishte gjendja faktike në PTK. Një analizë tjetër do ta zbërthente ndoshta edhe një mori faktorësh të tjerë që degraduan këtë kompani deri në këtë gjendje, por për kohën, me tëpër se analiza, duhej një ndërhyrje emergjente në kreun e saj, si formë e vetme dhe përpjekje e fundit, për të ndalur rënien, nese jo për ta shënuar rritjen e PTK-së.

Koha për të reflektuar
Rëndom  në traditën tonë njihemi si bashkësi që publiken dhe të përbashkëten nuk është se e trajtojmë me dinjitet. Së paku jo në ekuivalencën e trajtimit që i bëjmë privates, asaj që na përket vetën neve. Kjo nënkupton një shpërfillje dhe moskujdes të shthurur ndaj pjesës së pasurisë publike. Ne atë e vjelim dhe i marrim të mirat, por nuk e trajtojmë mirë dhe nuk kujdesemi mirë për mirëqenien e saj.
Ky është faktori determinant, që ndoshta është edhe kultura jonë qytetare, që PTK të ketë degraduar deri në rrënimin e saj. Nuk duhet mohur dhe duhet konsideruar fuqishëm edhe një numër të madh faktorësh të jashtëm, por në gjë të tilllë do ta trajtojmë në radhë të tjera.

Ajo që ishte e domosdoshme dhe pranohej nga të gjithë ishte nevoja e ndërhyrjes.
Disa i thonin dush i ftohtë i kthjelljes.
Disa e quanin qasje të re, menxhment i ri…e si jo ndryshe.
Për ne që ishim nën strehën e kësaj shtëpie të madhe kohë më të gjatë, kjo nënkuptonte dicka më tepër se profesionale. Ishte personale. Ishte punë, shtëpi, familje. Pjesë e ngohtësisë së përdtishme me të cilin ishim mishëruar aq shumë.

“Vala” realisht është e Kosovës. Është pasuri publike me të cilën krenohemi të gjithë. Së paku kështu do të duhej.

Megjithatë ta trajtosh atë si pjesë personale të të gjithë neve, është element substancial i ridefinimit të percepsionit tonë ndaj saj. Të kujdesit tonë ndaj saj. Të përkushtimit ndaj saj. Të punës dhe besimit të rikthimi të fuqishëm të saj në pikën e saj të lavdisë. Atje ku ishte dikur.

Realizimi i atij dushit të ftohët për disa, asaj ndërhyrjes së shumë pritur po ndodhte. Ndryshimi i menaxhmentit, po sillnte një epokë të re për Vala-n. Ndonëse me vështirësi, ndryshimi po ndodhte. ValaIme, po e personalizonte punën, angazhimin, kontributin e të gjithë nesh. Angazhimi jonë i brendshëm po ridimensionohej. Imazhi i jashtëm i gjigandit të rrëzuar po formësohej sërish. Vala po zgjohej.

E gjitha nisi nga VALAIME
E rëndësishme ishte që të filloj ndryshimi pozitiv për të cilin shumë pak besonin se do të ndodhte, pothuajse të gjithë prisnin që fjalët e dhëna nga menaxheri i ri janë thjesht propagandë e fillimit sepse rëndëm në të kaluarën kështu ka ndodhë.

Në fakt, kishte ndryshime që në takimin e parë. Komunikimi i niveleve të ndryshme të kompanisë me menaxhamentin sapo kishte marrë një fizionomi tjetër. Edhe skeptikët e fillimit kishin filluar të reflektojnë.
Se kompania ishte pronë publike dhe ne duhet të kujdesemi për te si të ishte e jona, ky ishte mësimi i parë, ndaj të cilit ne do të duhej reflektuar. Një pjesë e fjetuar e kompanisë sapo ishte zgjaur dhe këtë e bëri menaxhmenti i ri i Vala-s.

Natyrisht, duhet  falënderuar Bordin e Drejtorëve të PTK për veprimet që morën duke përzgjedhur për këtë pozitë një njeri shumë kompetent. Kompetent në raport me idenë për zhvillimin e kompanisë. Dhe mbi të gjitha njeri që di të komunikojë idenë e tij përballë të tjerëve. Ajo që ishte një fitore e madhe në krejt këtë fillim, ishte fakti i unifikimit të frymës së brendshme të kompanisë. Të gjithë ne, pa dallim, po e ndjenim nevojë të përbashkët që Vala të rikthehej në pikën e saj si lidere. Sepse vala ishte edhe imja, e kolegut tim, e cdo njeriu brenda kompanisë.

Dhe jo vetëm kaq.
Menaxhmenti i ri për herë të parë në një kohë relativisht të gjatë për Vala-n:

1.    Filloj të zbrazte depon e produkteve të PTK-së tash Telekomit të Kosovës. Ajo ishte e mbushur aq shumë nga pa-shitja, se ishte thuajse e pa mundur të inovoje dicka të re (produkt të ri), nga tejmbushja e saj,

2.    Në afat rekord ka ridisajnuar gjithë gamën e produkteve të Vala-s, i ka adaptuar me imazhe të kohës dhe ka kalaur në vendin e parë si kompani me kreacione të reja,

3.    Ka ndërtuar raport të ri dhe të fuqishëm me të gjitha segmentet e realcioneve me publikun. Ka rikthyer Vala-n në top prezencën e saj në të gjitha mediat vizive. Ky është parakushti themelor për evaluim të fuqishëm,

4.    Ka ideuar një stratëgji të fuqishme të rikthimit dhe marrjes së konsumatorëe  të rinj, duke reprezentur komaninë me figura të adhuruara publike, kryesisht nga bota e shoë-bizzit.

5.    Për herë të parë në histirinë e re të Kosovës, ka bërë që qytetarët e Kosovës të ndjehen si në shtëpinë e tyre edhe në Shqipëri. U ka lehtësuar tarifat e komunikimi telefonik deri në vlerat e barabarta të shpenzimit, si brenda Kosovës, ashtu edhe prej Shqipërisë. Ky veqase afarizëm i sukseshëm i kompanisë, ka qenë dhuratë e madhe për konsumatorët tanë. Një bashkim mes shqiparësh edhe në linjë telefonike.

6.    Për herë të parë në historinë e re të Kosovës, ka disajnuar një strategji të re të mikpritjes së diasporës në atdheun e tyre. Ky edhe në përsprktivën e trajtimit te veqant që duhet bërë pjesës sonë më të rëndësishme që janë mërgimtarët, por edhe në përspektivën e të bërit biznes, ka qenë ide e goditur.

7.    Kompania mbetet lidere në fushën e ofrimit të shërbimeve konform teknologjisë së re. Tekologjia 3G dhe 4G e Vala-s është e shtrirë në shumicën e teritorit të Kosovës. Dhe cka është më e rëndësishmja, është funksionale.

8.    Për herë të parë në historinë e Vala-s, i rëndësishëm është individi brenda kompanisë. Që dmth ekspertiza e tij, profesionalizmi dhe puna që bënë në të mirën e Vala-s.

9.    Ka bërë që sot, mbi 1 milion konsumatorë të jenë krenarë me Vala-n. Të ndjehen mirë në te dhe ta ruajën atë me krenari, siq nuk kanë bërë asnjëher më parë.
Këtë ndryshim nuk do ta ndjenjë vetëm 1 milion konsumatorët tanë por të gjithë qytetarët e Kosovës pasi si rrjedhojë e ndryshimit dhe afarizmit pozitiv kompania do të jetë në gjendje të ndaj edhe më shumë dividentë e që në formë të investimeve kapitale do të shpërndahet tek të gjithë kosovarët.