Në çdo agim edhe hijet e xhuxhave duken të gjata e të mëdha!

Nga: Hafiz Gagica

Pasiqë dëgjova deklarimin e fundit të z. Isa Mustafa, ajo që fillimisht mendova ishte:

Z.Kryeministër, mbaje veten pak gjatë paraqitjeve publike! Nuk je kryetar i një shoqate gjuetarësh, por je Kryeministër i Kosovës dhe njëkohësisht edhe Kryetar i LDK-së. Fjalori juaj nuk reflekton në asnjë çast filozofinë e mençur e paqësore të këtij subjekti.

Pastaj mendimet ndjekin njëra tjetrën dhe fatkeqësisht nuk del asnjë dritëz e vogël apo diçka e mirë që të ndalë këtë fill të paknaqësisë. Ato ecin tutje!
Ka koxha kohë që gojën plot SHIK e keni! Siç mund të konkludojmë nga deklaratat tuaja bazuar në njohurit që shprehni mbi tipin e njeriut që i përket SHIK-ut, duket sikur keni diçka të përbashkët me ta. Për çka s’kam asgjë kundër, mirëpo këto do duhej ti sqaroni brenda në kabinetin tuaj ,me pjestarët e këtij asociacioni, e jo të terrorizoni opinionin! Tashmë s’dihet se kush ndjenë më shumë keqardhje ju për shkakun se egziston një subjekt politik siç është VV apo ata bashkë me ne që kemi figura të tilla politike në krye të udhëheqësisë së vendit apo qytetarët që kanë një strukturë politike siç jemi ne aktualisht!
Premtuat shumë (këtë e bënë shumica e jo vetëm ju) dhe mendoi që as ju e as të tjerët, me kundërakuza ndaj kundërshtarëve politik, nuk mund të justifikoheni për mospunën tuaj! Aq më shumë për gjendjen e përgjithshme në sferën sociale dhe mosmirqenien e qytetarëve.
Kosova e pa dritën! Lejoni që ajo ta gëzoj dhe ta jetoj lirinë! Akuzat me të cilat shpotisni njëri tjetrin kanë filluar të shndrrohen në formë të sjelljes dhe shprehjes kolektive, të përfaqsuesve shtetror. Prandaj kujdes kur i drejtoheni opinionit se aty ka edhe të tillë të cilëve u është mbushur kupa nga të gjithë sa jeni!

Koha po troket për urtësi, mirëkuptim,besim, dhe duhet punë deri te këto gjendje. Koha po troket për besim të ndërsjellë dhe integrim edhe këtu duhet punë. Është koha për lëvizje të lirë të qytetarëve edhe kjo gjë kërkon angazhim e punë. Është koha e fundme për tu luftuar korrupsioni dhe krimi ekonomik, prapë kërkohet punë edhe këtu. Është koha e fundme që të hapen dosjet e jo akuza të përçdoditshme të tipit,, ti mua e unë ty,,.

Sa shumë punë u dashka z. Kryemistër! Sa shumë do duhej të jeni të zën që të gjithë rreth këtyre nevojave të qytetarëve. Ndërsa punët presin, ju keni kohë!?
Nga deklaratat e juaja, konkludojmë se ju ose keni aq shumë kohë, jashtë normave egzistuese të kohës reale ose s‘bëni asgjë nga ato që u përmenden më lartë sepse jeni të zën me këto që po bëni këto ditë. Pra me fjalë!
Qytetarët po presin hapjen e vendeve të punës e jo deklarata me fjalor ofendues rreth filanit e fistekut se cili ka qenë bashkëpunëtorë më i ngushtë i SHIK-ut.
Aparati shtetror duhet të jetë në shërbim të qytetarit e jo që qytetari të dëgjoj mëngjes e mbrëmje se me kë paska hapur luftë të re politike udhëheqësi i shtetit. Po që se kësaj i shtojmë edhe formën e pasjellshme të shprehjes publike që bëni vërtetë në të ardhmen mund të priten edhe akuza direkte ndaj mediave që bëjnë publike deklaratat e tilla dhe natyrisht vet deklaruesve.

Mbi të gjitha z. Kryeministër është koha e fundme që të reflektoni arsyeshëm e me mençuri apo të largoheni tutje!

Kishit shumë kohë për të bjerrur kohën dhe perspektivën e të tjerëve! Ndryshe nuk arsyetohet koha që i kushtoni paraqitjeve skandaloze dhe temave të pafrytshme për qytetarin.

Ishte një kohë, po vazhdon një tjetër dhe uroj që në të ardhmën të jetë koha e punëve efektive nga një udhëheqësi praktike dhe me vision të qartë.
Shteti është mjeti përmes të cilit arrihen synimet e një kombi e jo mjeti për të arritur deri te synimet e individëve!

Punë të mbarë në të ardhmën z. Kryemistër! Por ama punë, se smirë e llafe patëm mjaft!