Ndryshimet në TVSH, në interes të përgjithshëm shoqëror

Nga: Luan Selishta

Ndryshimet në TVSH, në interes të përgjithshëm shoqëror dhe jo vetëm në atë shtetëror. Siç duket jem një popullatë ku çdo gjë kërkojmë nga shteti por asgjë nuk dëshirojmë të japim për shtet!

Ndryshimin e TVSH-së, duhet konsideruar të mirëpritur dhe në këtë mënyrë kemi dy opsione relevante njëra ose shteti të mendoj vetëm për lukset individuale të popullatës duke ulur çdo normë tatimore ose në të kundërtën të krijojë shteti mekanizmat e grumbullimit të të hyrave buxhetore e cila do të ishte me interes të përgjithshëm shoqërore.

Shpesh na vret fakti që dalin shumë ekspertë të fushës ekonomike duke u shprehur të bindur që shteti këtë ndryshim të Tvsh-së, me shumë e ka bërë me interes për të inkasua dhe rritë buxhetin shtetëror se sa për të ju dal në ndihmë popullatës ,Në këtë rast mund të lind pyetja se inkasimet buxhetore dhe rritja e të hyrave buxhetore a nuk janë me Interes shoqërorë të popullatës dhe në atë shtetëror si tërësi?!

Andaj ta kemi të qartë që rritja buxhetore nënkupton mundësin e investimeve nga institucionet shtetërore e cila padyshim që investimet shtetërore janë të ndërlidhura me të gjitha mekanizmat e ndërmarrjeve private si dhe me vete qytetarët, duke stimuluar në rritjen e punësimit si dhe në rritjen e konsumit e cila ndikon edhe ne nivelin e zhvillimit dhe prodhimit si tersi.

Prandaj ky ndryshim nuk do të ndikoj fare në rënien e konsumit apo rritjen e inflacionit për të cilën mund ta konsiderojmë si një inflacion i moderuar sipas termeve ekonomike, i cili fare nuk do të ketë ndikim negativ tekë qytetarët në konsumimin e produkteve, por vetëm lehtësira në një gamë të gjerë të produkteve elementare si dhe stimulim në prodhim duke ju dhënë mundësi në avancime të prodhimit si në përfitimin e linjave të prodhimit përmes makinave prodhuese ashtu edhe në përdorimin e teknologjisë së avancuar për prodhim duke u liruare nga tatime mbi vlerën e shtuar (TVSH).

Ajo çfarë më shqetëson si tërësi qoftë tek ndërmarrjet të cilët ushtrojnë aktivitete tregtare apo ajo prodhues është së janë të mësuar të funksionojnë me një formulë dhe shabllon zhvillimor si dhe për çdo ndryshim eventuale qoftë edhe në interes dhe favor të tyre konsiderohet i papranuar e cila jep të nënkuptojmë që kemi të bëjmë me mungesë profesionale në aspektin human dhe zhvillimore.

Mirë, por duke pasur për bazë që zbritjet në Tvsh-në, nuk janë bërë në relacion të njëjtë me ngritjen e Tvsh-së, ku zbritjet janë bërë për produktet esenciale me një përgjysmim Tvsh-së nga 16% në 8% ndërsa janë rritur vetëm me 2% nga 16% në 18%, për produktet joesenciale por të domosdoshme në raste të caktuara në konsumim.

Një ilustrim i cili do të na ndihmojë për të kuptuar që përshkallëzimi i Tvsh-së, nuk do të na dëmtoj si konsumatorë është nëse ne si konsumatorë shembull, do të blinim vetëm produkte jo esenciale por me rritje të Tvsh-së, nga 16% në 18%,dhe kostoja që do të duhej të paguajmë më shumë për një sasi të caktuar produktesh shembull do të ishte 3.20 euro, më shumë në pagesë, atëherë duhet kuptuar që këtë vlerë shtesë që paguajmë me shumë do të na kompensohet në anën tjetër, shembull me faturën energjetike,nëse ke pasur faturën mujore të energjisë 40 euro, dhe Tvsh-në prej 16%, siç ka qen më parë, ke paguar për këtë faturë energjetike 6.40 euro Tvsh-në, kurse tani me zbritje të Tvsh-së në 8% ,do te paguajmë vetëm 3.20 euro, që do të thotë që për 3.20 euro, do te jeni kursimtare dhe mbulues në blerjen e atyre produkteve që keni blerë me 18% ,të rritjes së Tvsh-së e cila na jep të nënkuptojmë që ne si konsumator nuk do të jemi të dëmtuar sepse në atë blerje ku mendohet që do të dëmtoheni në anën tjetër do të jemi përfitues.

Ndryshimi i Tvsh-së përveç favoreve lehtësuese ajo ndihmon në njërën anë edhe në përshpejtimin e të hyrave buxhetore, sepse në shërbimet komunale është bërë zbritje e Tvsh-së, për të cilat të hyrat nuk janë të rregullta në inkasim si rezultat i vonesave në pagesë nga qytetarët ,por janë krijuar mekanizmat të tjera në krijimin e rregullt të të hyrave përmes mekanizmave të tjera konsumues dhe shërbyes të cilat ndihmojnë në të hyrat të rregullta në buxhetin shtetëror.