Mos u tut, FOL!

Shkruan: Entela Sahiti

Gjithmonë kam menduar që liria e shprehjes të bënë të flasësh e të shkruajmë atë që mendojmë. Këtë mendim timin e kam mbështetur dhe mund të them që e kam konfirmuar edhe nga fjalët që njëri nga profesorët e mi në universitet na thotë “Jeni të lirë që nga frymëmarrja e parë që merrni”. Kjo shprehje më ka motivuar që këtë të drejtë që të jep liria e fjalës ta shfrytëzoj në maksimum. Por, në një vend si Kosova është vështirë që t’i përmbahemi këtij parimi.

Rrallë mund t’i shohësh guximtarët që folin lirshëm atë që e mendojnë, qoftë në rrethin e ngushtë të shoqërisë e qoftë edhe në publik. Arsyeja se pse ndodh kjo është e thjeshtë, nëse veç një gazetar e shfaq lirinë e shprehjes në të shkruar apo në të folur, ajo gjë mund ti kushtojë me kokë. Kjo s’ka shumë që u vërtetua në shtetin e Francës. Në janar ishin vrarë 6 gazetarë të revistës satirike “Charlie Hebdo” . E, ngjarje të tilla të cilat po e rrethojnë globin po e shtyejnë njeriun e thjeshtë dhe atë me ndikim që të mbyllë gojën.

Por, nga ky  pesimizëm duhet heqim dorë pasi që  liria e shprehjes të garantohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës që thotë “Liria e shprehjes është e garantuar. Liria e shprehjes përfshin të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendime dhe mesazhe të tjera, pa u penguar nga askush’’. Gjithashtu, në anën tjetër edhe Konventa e të Drejtave të Njeriut të garanton lirinë tënde.

E këtë të drëjtë më së miri e shfrytëzoj gazetarja Arbana Xharra, e cila eci me hapa të sigurt dhe i doli ballë shumë kërcënimeve, që raportoi tema të cilat ndoshta të tjerët as në mendje nuk i kanë pas. Nxorri në shesh kush me kë bëri korrupsion dhe foli për temën e ndjeshme, atë të ekstremizmin fetar. Liria e saj e shprehjes në të shkruar e konvertoi në gazetare të guximshme dhe ajo u dekorua me çmimin prestigjioz ndërkombëtar për Gra të Guximshme, nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kjo ngjarje ishte e bukur për aq sa zgjati. Kosova që nga 2008-ta është shtet demokratik dhe sovran, por një gjë e tillë nuk është që vihet re në sytë tanë. Kujtojmë pak protestat e datës 18 prill të këtij viti. Pasi shkruaj për lirinë e shprehjes, më del ballë qytetari i cili u ngjit para mikrofonit dhe nuk iu dha rasti t’i thotë të paktën dy fjali, pasi që u largua si një leckë nga bina. A jemi që e respektojmë lirinë e shprehjes? Gjithmonë duke u bazuar në ngjarjet që shohim dhe kërcenimet që marrin gazetarët, kuptohet që jo. Thjeshtë jemi të qepur me pejë sa i përket këtij fenomeni.

Nëse unë veç e kam menduar që liria e shprehjes cenohet, atë e konfirmoi para disa ditësh edhe një raport publikuar nga “FreeDom House”, që shtetin e Kosovës e rënditi me ato shtete që kontrolli mbi fjalën është nga të tjerët e jo nga menagjimi personal. E për t’ia vënë vulën raportit nga organizata me selinë në Uashington, është rasti i Radio Televizionit Publik të Kosovës, që censura e bëri të vetën. Në njëren nga ditët e muajit shkurt, u ndaluan lajmet qëndrore me pretekstet që kishin probleme teknike, por mbrapa kësaj hidhej poshtë e lartë një hile tjetër. Censura mbi raportimet goditi fort, u kollit shefi dhe ndryshoi skemën programore. E ky rast e mbështetë fuqishëm që liria e shprehjes është e bllokuar.

Ka raste kur shfrytzimi i lirisë së shprehjes të etiketon dhe të krahason edhe me kafshë. Rast specifik është gazetari Berat Buzhala, i cili ngriti zërin e tij për t’iu treguar qytetarëve që misri që konsumonin u dedikohet kafshëve. Mirëpo si mirnjohje për këtë guxim, me 2 mars Buzhala u shfaq si gomar nëpër billbordet në qytetin e Pejës. Arma e tij e fuqishme fjala, u kundërpërgjigj me ofendime prej letre. Por, ai raportim i shkruar bëri që të dridheshin sado pak karriket e shtetit. Bëri që opinioni të hap sytë se çfarë dhe nga kush po blejnë produkte. Guximi për të dhënë deklarata të tilla të kushton por ana tjetër përfiton.

Pra, kur fjala e thënë peshon e ndërron situata ajo edhe mund të dekoroj me një çmim për guxim, mund të jap hapsirë për vëmendje dhe mund të ndryshoj rrethin ku jeton. Një rol kyç duhet ta ketë edhe Kosova, ta ndihmoj qytetarin dhe gazetarin të posedoj këtë të drejtë. Liria e shprehjes është rrugë e demokracisë, prandaj ta shfrytëzojmë në maksimum, të flasim pa frikë.